- This topic is empty.
-
AuthorPosts
-
AlbanaGuest
Pershendetje!
Me nevojitet ndihma juaj per udhetim cift ne bregdetin e Amalfi, cilin hotel e rekomandoni? Cila eshte menyra me e mire per te udhetuar prej njerit qytet ne tjetrin? Must see places?
Cfaredo rekomandimi dhe eksperience qe te keni ju lutem me ndihmoni.
Faleminderit paraprakisht!AuroraGuestPër hotele nuk di të të them sepse kam qëndruar në Maiori, që është afër Amalfi-t. Për të udhëtuar të sugjeroj të marrësh makinë me qera sepse muns të ndalosh në plazhe të vogla përgjatë rrugës për Positano, Sorrento etj që janë po aq të bukur sa plazhi i Amalfi (por jo aq të bukur sa plazhi i jugut tonë, për mendimin tim). Vende që mund të shohësh ka plot dhe janë perfekt edhe për foto: porti, katedralja, Ravello, Kopshti i Parajsës e të tjera por që këto po më kujtohen. Mos lër pa provuar spagetti me limon, specialitet i tyre 😋 Sigurisht, vizito dhe vendet pranë Amalfi si Positano, Maiori, Minori, Salerno,Ravello dhe qershinë mbi tortë: Capri! Mos hajde në Shqipëri pa vizituar Capri-n 😁 Të sugjeroj që udhëtimin për në Capri ta bëah me ndonjë çift apo familje tjetër që mund të jenë dispomibël në pikat ku merren biletat e tragetit apo skafit, në mënyrë që të reduktoni koaton ose nëse keni mundësinë e bëni dhe vetëm ☺️ Skafet nga Positano për në Capri janë rreth 1 mijë € për 4 orë, pak a shumë njëjtë të bie edhe po të marrëah traget për në Capri dhe më pas një varkë për rreth e reotull Caprit-t (nga eksperienca personale të sugjeroj të marrësh skafin). Përgatitu të ngjisësh e zbresësh shumë shumë shumë (përmenda Shumë
Shumë?) shkallë 😅 Ama e gjithë “lodhja” do ia vlejë! Ta dish, dita e gjykimit pëe amalfitanët që do shkojnë në parajsë, do të jetë një ditë si gjithë të tjerat! Kjo shprehje është e shënuar në hyrje të Amalfit ☺️ Udhëtim të mbarë me sa më shumë eksperienca të bukura dhe të paharrueshme!AlbanaGuestTe faleminderit shume per pergjigjen e detajuar, shume e dobishme! 🤍
-
AuthorPosts