/

“Skiplagging” ju kursen para në bileta avioni… ja pse nuk duhet ta përdorni!

Gjatë viteve të fundit, disa udhëtarë, sidomos në SHBA, kanë filluar të përdorin “skiplagging” për të përfituar çmime më të ulëta në biletat e tyre. Por, si funksionon kjo strategji?

ema's light skiplagging

Me kostot e fluturimeve që sa vijnë e rriten edhe në linjat low-cost, nuk bën aspak çudi që gjithmonë të jeni duke kërkuar për mënyra për të kursyer para në çmimet e fluturimeve tuaja.

Gjatë viteve të fundit, disa udhëtarë, sidomos në SHBA, kanë filluar të përdorin “skiplagging” për të përfituar çmime më të ulëta në biletat e tyre. Por, si funksionon kjo strategji?

Në vend që të prisni një biletë direkte, ju prisni një biletë nga pika A në pikën B me ndalesë në pikën C. Kur arrini në pikën C, ju zbrisni nga fluturimi dhe nuk e vazhdoni më tej itinerarin tuaj.

Le të marrim një shembull për ta kuptuar: nëse dëshirojmë të fluturojmë nga Tirana në Londër, në vend që të presim një biletë Tiranë – Londër, presim një biletë Tiranë – Dublin me ndalesë në Londër dhe zbresim në Londër, pa i hipur avionit tjetër për në Irlandë. Në këtë rast, destinacioni juaj nuk është Dublini, por bileta ishte më e lirë sesa një fluturim direkt drejt Londrës.

Duket fantastike apo jo? Jo vetëm kaq, por ekziston edhe një website që të ndihmon specifikisht me këtë! E krijuar në 2013, skiplagged.com të lejon të shohësh një sërë ofertash të tilla për fluturime në mbarë botën, duke e bërë shumë më të lehtë gjetjen e tyre.

ema's light skiplagging explained
Mënyra se si funksionon "skiplagging"

Normalisht që çdo mundësi e tillë e ka një kleçkë. Me “skiplagging” nuk rekomandohet të prisni bileta vajtje-ardhje, pasi kompanitë e fluturimit shpesh të anullojnë biletën e kthimit nëse ti e përdor këtë teknikë në fluturim tënd vajtës. Gjithashtu, në rast se rezervoni një fluturim të tillë, mund të merrni me vete vetëm një bagazh dore, pasi çdo bagazh check-in do të përfundojë në destinacionin përfundimtar. Dhe jo, mos t’ju shkojë ndër mend t’i kërkoni linjës ajrore që të zbresë bagazhet tuaja, pasi mund të përfundojë keq.

Linjat ajrore nuk dëshirojnë aspak që udhëtarët e shpeshtë të përdorin këtë metodë futurimi. Në 2014, United Airlines hodhi në gjyq krijuesin e skiplagged.com duke thënë se kishte shkaktuar rreth $75,000 dëm. Akuza u hodh poshtë nga gjykata e Illinois për arsye juridike, por ka patur gjithashtu raste ku linjat ajrore kanë hedhur në gjyq ose kanë faturuar vetë udhëtarët që kanë ndjekur këtë strategji.

Në 2018, Lufthansa paditi një pasagjer që prenotoi një biletë vajtje-ardhje në business class nga Oslo në Seattle me një ndalesë në Frankfurt në të dyja fluturimet. Në fluturimin e kthimit, pasagjeri zbriti nga fluturimi dhe preu një biletë tjetër me Lufthansa nga Frankfurti në Berlin. Kompania e identifikoi këtë rast dhe kërkoi një dëmshpërblim prej $2,400 si pagesë shtesë. Në fund, padia u hodh poshtë nga gjykata, pasi ajo caktoi se termat e fluturimit të kompanisë nuk ishin të qarta mjaftueshëm për rastin në fjalë.

Në një rast tjetër, American Airlines faturoi një pasagjer $2,500 dollarë në 2020, pasi kuptoi se ai e kishte përdorur këtë strategji 52 herë, ndërkohë që një pasagjer tjetër u pezullua përgjithmonë nga programi i tyre i besnikërisë pasi kishte përdorur këtë strategji 95 herë.

Nga ana ligjore, gjykatat shpesh herë kanë mbajtur anën e pasagjerëve në raste të tilla, por siç shihet, kjo nuk i ka ndaluar linjat ajrore që të jenë tepër vigjilente dhe të marrin masa ndaj udhëtarëve brenda mundësive të tyre. Prandaj, kini parasysh rrezikun që mbart kjo strategji, si dhe këshillat e mësipërme për të patur sa më pak problematika.

Ju urojmë fat 😉