Çfarë e bën këtë qytet bregdetar në Spanjë, një destinacion trend?

Popullariteti i Spanjës duket se nuk njeh kufij - ky vend evropian me diell theu rekordet e turizmit vitin e kaluar dhe duket se është në rrugën e duhur për të njëjtat rekorde në 2024-ën.

Qytetet si Barcelona, Madridi dhe Sevilja, me të drejtë tërheqin shumë vëmendjen kur bëhet fjalë për udhëtimet në Spanjë. Megjithatë, vendi është i bekuar me një pasuri të destinacioneve të tjera kulturore që padyshim ia vlen të vizitohen.

Një nga qytetet e mia të preferuara të të gjitha kohërave është Valencia – dhe duket se nuk jam e vetmja që mendoj kështu. Të gjitha shenjat tregojnë që kjo ikonë historike do të kthehet në një nga destinacionet kryesore më trend të vitit 2024 në Spanjë.

Abonohuni për të mos humbur
asnjë artikull nga Ema’s Light!

Çdo vit ky qytet po mirëpret më shumë vizitorë

Të dhënat e fundit nga qeveria vendore në Valencia tregojnë se rajoni është me të vërtetë një trend për turistët tani. Në muajin e parë të këtij viti, Valencia pa 29% më shumë turistë ndërkombëtarë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo tregon se popullariteti i saj po rritet më shpejt se rajonet e tjera duke përfshirë Katalunjën, Madridin dhe madje edhe Andaluzinë. Duke bërë një udhëtim në Valencia këtë pranverë ose verë, mund të shijoni një eksperiencë të veçantë. Shfrytëzoni kohën tuaj për të eksploruar këtë qytet të bukur përpara se të bëhet edhe më i ngarkuar nga turistët.

Një destinacion alternativ për të mos u humbur

Me Barcelonën që duket se do të jetë një nga destinacionet më të mbipopulluara në të gjithë Evropën këtë vit, Valencia ofron një ‘destincation alternativ‘ fantastik – që shumë drejtues të industrisë së udhëtimeve parashikojnë se do të jetë një trend këtë vit. Valencia është rreth tre orë larg bregdetit të Barcelonës me tren dhe ofron shumë nga të njëjtat atraksione, por më pak zhurmë dhe disavantazhe.
Qyteti ruan një histori që daton prej 2000 vitesh më parë deri në ditët e sotme. Disa nga pikat kryesore turistike janë Rrënojat e ruajtura mirë të Valentinës romake, vende të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, (si Shkëmbimi i Mëndafshit), si edhe ultra – Qyteti modern i Arteve dhe Shkencave.
Qyteti ka gjithashtu një skenë të jashtëzakonshme kulinarie – është vendlindja e paellas – si dhe ka shumë gjire të bukura. Këta të fundit janë të lehtë për t’u vizituar me autobuzë dhe metro, të cilët janë korrektë në orare dhe mjaft të pastër.
Ju mund të blini një kartë transporti turistik 72 orëshe për rreth €23.

Një qytet për të shijuar pak momente të qeta

Një nga gjërat e mia të preferuara për Valencian është se mund të gjesh njëkohësisht rrugë të ngushta, plot lëvizje me pamje dhe erëra dehëse, po ashtu mund të gjesh edhe qetësi. Nëpër qendrën e qytetit kalon një shtrat lumi i tharë që është kthyer në një park të bukur, të njohur si Kopshti Turia.
Lumi Turia u devijua nga qyteti në vitet 1950 pas një përmbytjeje shkatërruese, por është menduar që ky shteg rreth tetë kilometra, të perdoret si pikë moderne turizmi. Është vendi i përsosur për një shëtitje të qetë, vrap, çiklizëm apo edhe për të parë disa nga pamjet kryesore të Valencias, si Kullat Serranos, të cilat dikur ishin porta kryesore për në qytetin e vjetër të rrethuar me mure.

Më i përballueshëm se qytetet e tjera të njohura

Spanja nuk mbahet si një vend shumë i shtrenjtë, megjithatë në qendër të Barcelonës ose Madridit, mund ta gjeni veten duke paguar pak më shumë sesa kishit menduar. Nuk është e njëjta gjë për Valencian. Ka plot hotele apo Airbnb me cilësi të mirë për €112 nata, në varësi të kohës së vitit. Nëse do të doni të provoni një hotel më të lirë apo edhe një bujtinë, mund të paguani rreth €56-100 nata.

Tre gjëra që nuk duhen humbur në Valencia:

  1. Vizitoni plazhin Malvarrosa dhe shijoni  momente të qeta të cilat i përmenda edhe më herët. Plazhi nuk është atraksioni juaj tipik turistik dhe frekuentohet më shpesh nga vendasit që pushojnë.
  2. Nëse jeni të interesuar për futbollin, shpenzoni €15 për të shkuar në një tour në stadiumin Mestalla, shtëpia e Valencia CF. I ndërtuar në vitin 1923, është një nga terrenet më të pjerrëta të futbollit në botë dhe shfaq haptazi pasionin e Spanjës për këtë sport.
  3. Nëse adhuroni ushqimin, duhet të vizitoni Tregun Qendror të Valencias – tregu më i madh i produkteve të freskëta në Evropë.  Edhe nëse nuk blini asgjë, ia vlen për aromën dhe për të shijuar kulturën e vërtetë valenciane.

Burimi: Travel Off Path – përshtatur nga editorët e Ema’s Light