About Us

Mësoni më shumë rreth Ema's Light

Mirëvini në revistën tonë të udhëtimeve! Në periudhën e pandemisë që solli Covid-19, bota u përball me një realitet të pajetuar më parë. Por, ndonjëherë sfidat e mëdha apo ndryshimet drastike, zbulojnë brenda nesh dukuri të cilat dalin në sipërfaqe nga nevoja për të gjetur zgjidhje. Në një vend ende nën zhvillim, siç është Shqipëria, në një periudhë ku nuk mund të udhëtonim gjetkë, ishte e vështirë të gjeje përshtypje reale nga vendasit lidhur me restorante, hotele apo eksperienca udhëtimesh. E në fakt, kështu nisi gjithcka për “Ema’s Light”, e para revistë udhëtimesh në Shqipëri, që u frymëzua nga pasioni për të udhëtuar e për të përshkruar çdo detaj të hoteleve apo restoranteve të vizituara, me shkrime të pavarura dhe autentike.
Tashmë, ne kemi një ekip me redaktorë, gazetarë e fotografë me përvojë të cilët bashkëpunojnë me ekspertizën vendase për të siguruar saktësinë dhe vërtetësinë e përmbajtjes sonë.
Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga shkrimi i parë, por një element ka qëndruar i njëjtë, dhe ai është misioni për të përmirësuar turizmin vendas në shumë dimensione, si edhe për të ofruar përmbajtje që frymëzon lexuesit të eksplorojnë destinacione, kultura dhe përvoja të reja.
Qofsh ti një vizitor i ri në Shqipëri, apo një vendas në kërkim të zbulimeve të reja, në ekplorim të aventurave me buxhet të kufizuar, apo në kërkim të eksperiencave luksoze, ne shpresojmë që “Ema’s Light” të jetë burimi yt kryesor për frymëzim, me informacione për çdo stil e interes.
Paçi dritë në çdo udhëtim tuajin!