Informacion lidhur me procesin e aplikimit per vize turistike UK

  • This topic is empty.
Viewing 10 posts - 1 through 10 (of 10 total)
  • Author
    Posts
  • #8614 Reply
    Laura
    Guest

    Pershendetje,
    Uroj qe te jeni mire te gjithe 🙂

    Une po aplikoj sebashku me partnerin per “UK Standard Tourist Visa”
    Doja te dija si ka qene procesi i aplikimit per ju, nese keni eksperience te meparshme.

    Faleminderit 🙂

    #9346 Reply
    Marcela
    Guest

    Pershendetje,

    Per aplikimin kam perdorur agjensine Eja Consulting, pas takimeve me 3 agjensi te ndryshme qe me thane gjera te ndryshme dhe ma bene shume te veshtire procesin.
    Me Eja Consulting ishte shume sqarues takimi i pare konsultues, bera te gjitha dokumentat gati, dhe para 1 jave mora vizen 6 mujore bashke me partnerin per tourist viza.

    #9347 Reply
    Meli
    Guest

    Unë kam aplikuar 3 herë – me sukses – nuk është e vështirë mjafton të përmbahesh kërkesave / këshillë personale – mos “fryhen” të ardhurat pak muaj para kërkesës, pra ka persona të cilët hedhin shumë lek në llogari para se të aplikojnë – arsye për të mohuar vizën, e dyta – një ide e qartë, ku si dhe pse do të shkoni – është shumë ok për turizëm por nqs keni njerëz për të vizituar (familjarë të ngushtë) është mirë ta deklaroni. Tjetër gjë nuk më vjen ndërmënd, proçesi bëhet online dhe është i thjeshtë, në zyrë vetëm dorëzohet dosja

    #9351 Reply
    Brisi
    Guest

    Une kam aplikuar per vize online,pa agjensi,procedura eshte shume e thjeshte,duhet kujdes qe cfare shkruan ne pergjigje ta vertetoni nepermjet doc,psh te ardhurat,shtepi nese keni ne pronesi,biznesin,vertetimin per sigurimet dhe llogarin bankare(kto jane gjerat kryesore qe kerkohen). Nuk ka interviste me goje,lihet takim per te dorezuar dokumentacionin,pasaporten dhe shenjat e gishtave. Pergjigja te vjen me email kur jan gati pasaportat per tu terhequr,pergjigja me erdhi per 6 jave.

    #9356 Reply
    Alda
    Guest

    Pershendetje, aplikimi eshte shume i thjeshte!
    Ne faqen zyrare https://www.gov.uk/apply-to-come-to-the-uk paraprakisht mund te lexosh per manualet e tyre dhe pastaj te plotesosh te dhenat e tua.
    Ne te dhenat kryesore jane ato personale dhe familjare (nese jeton me prinder, bashkshortin, femijet etj…jane te detyrueshme dhe te dhenat e tyre), angazhimi aktual i punes, kursimet apo gjendja financiare, historiku i udhetimeve te meparshme(ose visa te tjera qe mund te kesh ne 10 vitet e fundit jashte vendeve EU) dhe te dhenat e sponsor(personit qe ju pret atje) ne rast se do shkoni pa sponsor ploteson qe do qendrosh ne hotel.
    Eshte e rendesishme qe kto te dhena qe ploteson paraprakisht si forme pyetesore te keni dhe evidenca mbeshtetese(dokumente shoqeruese).
    Psh.:
    – Kur ploteson mbi angazhimin e punes, nevojitet nje vertetim pune/page nga punedhenesi aktual, vertetim sigurimeve dhe nje leje shkrese qe ty te lejojne brenda lejes se punes te levizesh ne periudhen qe mendon te vizitosh UK.
    – Ne te dhenat mbi familjen, certifikata familjare ose trungu kur duhet te besh lidhjen me sponsorin(nese ke nje person qe te pret). Kto dalin nga e-albania edhe ne anglisht.
    – Ne te dhenat financiare, statement i bankes (ku kalon paga juaj) i 6 muajve te fundit. Kujdes, eshte nje pyetje diku ne aplikim sa para shpenzoni ne muaj per jetese(duhet te jete shifer pak a shume sa terheqjet e tua mujore nga banka).
    Nese keni burime te tjera te ardhurash mund ti deklaroni, thjesht te jene te logjikshme dhe te lidhura me realitetin. Nese keni pasuri te paluajtshme ne emrin tuaj, mund te ngarkoni dhe dokumentet e pronesise(shtepise psh).
    – Ne te dhenat e udhetimeve te meparshme(travel history) skanon pasaporten aktuale dhe ate te meparshme vulat e hyrje-daljeve apo visat. Kujdes te dhenat qe ploteson jane me muaj dhe vit, duhet te lidhen me vulat qe ke ne pass.
    – Ne te dhenat e sponsorit, personit qe ju pret andej duhen dokumentet personale te tyre(dhe familjareve), kontratat e punes aktuale qe ata kane, statement bankare, payslip, pagesat utilitare uje dhe drita nese skane banesen ne pronesine e tyre, pagesa e council tax, lejeqendrimi pasaportat e UK etj… dokumente qe vertetojne legalitetin dhe qendrueshmerine e tyre ne UK. Edhe ne te dhenat e sponsorit dokumentet duhet te jene te 6 muajve te fundit(te dhenat bankare, payslip, pagesat utilitare etj.)
    Dua te theksoj qe dokumentet mbeshtetese nuk i kam perkthyer ne nje perkthyes te autorizuar, vetem doc kryesore kam perkthyer vete.
    Ploteso formularin paguaj tarifat, kalo ne orarin e TLS agjensise se autorizuar ne Tirane(tek ETC).
    Dokumentet mbeshtetese ose i ben upload vete ose kundrejt 45€ ti skanojne asistentet e TLS.
    Se di sa mund te te ndihmojne kto info modeste, une personalisht jam pajisur me 3 visa deri tani dhe sponsor kam pasur motren dhe deri tani nuk jam refuzuar asnjehere.
    Te uroj suksese!
    Alda

    #9358 Reply
    Ledi
    Guest

    Duhet te jete sa me e sinqerte me dokumentet dhe t’i plotesoje sipas kerkesave.
    Kujdes me te ardhurat, mos te bien ne sy me te ardhura te “cuditshme” 6 muajt e fundit.
    Ideale eshte te kene nje garantues me letra te rregullta ne angli, qofte dhe mik apo kusheri.
    Une i kam plotesuar vete oa agjenci. Thjesht te plotesoje dokumentat. Ka ca shpenzime te larta ne fakt po une them ja vlen.
    Jane disa dokumente si certifikatat psh qe duhen legalizuar. I printon ne gjuhe te huaj nga ealbania dhe i con te posta per vule apostile.
    Ka goxha rendesi nese dokumentat pasqyrojne qarte se ti ke pune dhe shtepi (qofte dhe me qira) ne Shqiperi, pra shmang ndonje paragjykim se do rrish ne Uk.
    Ne periudha festash vonon ca pergjigja se tani shqyrtohen ne Liverpool keshtu qe ta filloje pak nga pak aplikimin.
    Shume e kane bere dhe me agjenci , po une familjarisht qe me heren e pare e mora 🤞
    I vafte mbare 🙏

    #9361 Reply
    Aned
    Guest

    Duhet tket patjeter llogari bankare me me shume se 2milion lek qe kane qendrua aty me shume se 1 vit, mundesisht te planifikuar mire udhetimin dhe sa para do harxhoje ne dite, cdo qe te jete e deklaruar, rroga te jete e mjaftueshme per shpenzimet, mos te aplikoje me agjenci dhe mundesisht po pati njohje ne ambasade eshte plus

    #9362 Reply
    Nela
    Guest

    Pershendetje, po ndonje informacion per pagesat per vize sa shkojne? Nese aplikimin e bej vete dhe jo ne agjensi.

    Faleminderit paraprakisht 😊

    #9363 Reply
    Jasmina Lumanaj
    Guest

    https://instagram.com/novaric_ltd?igshid=MzMyNGUyNmU2YQ==

    Pershendetje,

    NOVARIC®️ Sh.A. e ofron Kete sherbim dhe ka qene gjithmone e suksesshme per aplikimin e vizave ne vende te ndryshme.
    Me siper keni link te insta ku gjeni te gjitha kontaktet.

    Gjithe te mirat,

    #9376 Reply
    Rudina
    Guest

    Hi,
    Une kam aplikuar dy here per vize angleze ne 6 vitet e fundit.
    Nese ke hyrje/dalje te rregullta nga Shqiperi ( udhetime turistike ose pune) dhe respektim afatesh. Llogari bankare me rrjedhje normale, ploteso te gjitha dokumentat sic kerkohen dhe mos degjo per eksperiencat negative qe kane patur te tjeret.
    Nuk ka fare veshtiresi.
    Kur ke vize turistike mire eshte te besh rezervim hoteli dhe bilete kthimi – ti kesh ne aplikim. Nese do qendrosh tek te afermit – dokumentacion dhe garanci nga ana e tyre qe ata te pranojne.
    Mos e merr me stres fare. Seriozisht eshte procedure e lehte… vetem lexo më Kujdes listen e dokumentave. Befsh qejf

Viewing 10 posts - 1 through 10 (of 10 total)
Reply To: Informacion lidhur me procesin e aplikimit per vize turistike UK
Your information: