Përshëndetje.
Do kisha dëshirë për të provuar restorante që shërbejnë dhe janë të specializuar tek sushi dhe kuzhina aziatike në përgjithësi në Tiranë. Kam parë shumë review mixe për vende me emër dhe jam pak konfuze për sa i përket kësaj teme pasi nuk e kam eksploruar më parë.
Per mua deri me sot Salt ben sushit me te mira ne Tirane. Dhe Mia Bistro seshte keq pasi ka shkuar staff qe eshte trajnuar tek Salt. Restorante aziatike tamam ne tirane nuk ka, te gjitha jane fusion.