Pershendetje!
Duke qene se udhetimeve te mia tashme i eshte bashkuar edhe 1 qenush, isha e interesuar per hotele ne Vlore qe mund te me pranojne me nje te tille per fundjaven ?
Faleminderit
Toto butique and residences tek kalaja ne Vlore. Me sa kuptova kishin qen vete prandaj. Kane dhe apartamente goxha te mira me pamje nga deti. Pyeti ne instagram nje here 🙂
Maxi room ne lungo mare…super te komunikueshem dhe te kuptueshem.isha me labradorin tim dhe madje kur e pane na bene dhe upgrade dhome meqe ishte i madh e te kishte liri..e super rekomandoj
Vjet isha me pushime ne Eval Hotel (Sarande) pa qenushen time. I pyeta a lejoheshin qenushe dhe me than po, her tjeter mere me vete. Me sa pash pronaret kishin nje qenush vet 🥰
Une personalisht nuk kam kafsh shtepijake dhe ne pushime zgjedh hotele ku nuk pranojn kafsh shtepijake,e dua pastertin po te dija qe ne nje dhom ku un flej ka fjetur nje qen nuk do shkoj asnjeher menndoj qe pastertia ne nivel te par pastaj vin tjerat.
Aty ku ka pas ksfsh mbesin dhe qime deshte apo jo kshtu qe sjam pro anjeher.