- This topic is empty.
-
AuthorPosts
-
XhuljanaGuest
Pershendetje njerez te mire:) Ju lutem kam nevoje per ndihmen tuaj te me sugjeroni nje hotel ne Sicili ose Amalfi ne Itali afer me plazhin dhe afer me qytetin pasi duam te shetisim ne darke ne qytet. Ku keni qendruar?eksperiencat tuaja per plazh ne Itali ne keto qytete?
DianaGuestHotel nuk di cfr ti them vajzes sepse ne kemi shtepine tone ku qendrojme ne Cefalù( eshte shume qytet i bukur per tu vizituar)dhe Sicilia vertet e bukur eshte e gjitha por mbi te gjitha do vecoja Taormina u dashurova me ate qytet🥰nese shkon ne Sicily duhet ta vizitosh patjtr Taormina
GresaGuestPërshëndetje! Amalfi është shumë i bukur,duhet shikuar si udhëtim,por për plazhe nuk e sygjeroj shumë sepse i ka të kufizuar (të vegjël) gjiret/plazhet. Edhe të ndarë ajo pjesë në publik dhe shezlongë privat.
Në Siçili jam interesuar shumë këtë vit sepse disa persona afër meje e kanë eksploruar dhe janë super kënaqur me plazhet e pafund,ushqimi sh i mirë dhe çmimet të kënaqshme në raport me atë që merr. +393397324191 (Armena) Ky është nr i një shqiptareje në Siçili,që disponon një biznes hotelier aty,rreth 15 min nga Palermo.StelaGuestPershendetje, une kam qene vetem ne Amalfi, bregdeti atje eshte i till qe ti nuk ke shum mundesi per te gjetur shtepi afer plazhit. Gjiret jan shum te vogla dhe crowded te duhet makine per ti levizur(mbaj mend qe kishte dhe autobus qe te ndalonin nga plazhi ne plazh por jo correct ne orare) Nese do te qendrosh ne Amalfi per daljet e mbasditeve direct ne qytet nuk ke shum mundesi per plazh te mir se eshte dhe porti. Keshtu qe mendoj me mir qendro ne qytet dhe pastaj cdo do vizitosh nje plazh. Amalfi si pozicion eshte ok sepse je ne mes nga Positano dhe Salerno dhe ne nje distance pak a shum te njejte me te gjitha plazhet turistike qe do vizitosh sepse ki parasysh qe rruga e bregdetit eshte shum e ngusht nje kalimshe dhe ka shum shum trafik.
BlueGuestHalo
Sa i perket Sicilise do ishte mire te vendosje nese do te shohesh pjesen perendimore apo lindore.
Nese ate perendimore zgjidh aeroportin e Palermos dhe plazhet me te bukura do ishin Mondello, Cefalu, Trapani keshtu qe akomodimin mund ta kerkosh afer ketyre zonave ne varesi te sa doni te levizni me makine.
Nese zgjedh pjesen lindore arrin ne Catania ku mund te kalosh ndonje dite per vibe dhe ushqimin dhe te shkosh ne Taormina per plazh.Befsh qejff
Gledis. M. BGuestPer Sicili: ne Palermo i sugjeroj nje BB “Alba Camere” lokacion perfekt ngjitur me qendren, pasterti dhe qetesi. Ose ne San Vito lo Capo ne Hotelin Le Terrazze. Eshte nga plazhet me te bukura ne Sicili dhe ka dhe qendren shume te bukur per mbremjet.
jonidaGuestPershendetje!
Ne kemi fluturimim ne Catania(Sicily) per 7 dite. Kemi nje femije 2 vjec.
Cfare hoteli sugjeroni qe te kete qytet afer dhe plazh te mire.
Ne mendojm te ndryshojm 2-3 hotele. Ju flm☺️IngridaGuestPer ne Amalfi do te sugjeroja hotel Club due torre! Ka ne dispozicion disa palzhe per klientet e tije dhe vete klienti zgjedh ku do te shkoje. Plazhet jane shume afer me hotelin, mund te shkohet lehtesisht me kembe, per te zbritur normalisht ka shume shkalle. Hoteli ka shume location te mire, me kembe viziton pplazhet dhe qendren.
ElaGuestPershendetje, fillimisht duhet tra keni te qarte cilen pjese deshironi te vizitoni ne Sicili. Vertet eshte ishull por eshte shume I madh. Personalisht per plazh preferoj pjesen veriore, sidomos zonen nga Milazzo ne Cefalù, qe ka plazh me rere dhe qyteza te vogla qe jane nje mrekulli.
Plazhet e bukura te zones se Palermos jane me shkembore, ndersa S. Vito lo Capo nuk e keshilloj ne gusht per shkak te mbipopullimit. Vendasit frekuentojne plazhet e Scopello/Riserva dello zingaro.
Gjithashtu duhet pasur parasysh se plazhet e bukura veshtire se gjenden afer qyteteve te medha, ndaj eshte e nevojshme te levizet me makine.
Ne zonen e Catanias plazhet e bukura jane ne Giardini Naxos, Isola Bella (plazhi I Taorminas) dhe Letojanni.
Hope it helpsAniGuestPershendetje,
Brenda mundesive ju lutem te me sugjeroni ndonje destinacion per te kaluar pushimet ne fund te gushtit ose fillim shtatori , jemi cift (25vjec) kshuqe presim sugjerime te mira me place to visit dhe night life kudo ne EU, aktualisht jetojme ne IT nese ndonje prej jush ka ndonje ide qofte dhe ne IT do te ishte super.
Faleminderit!ketiGuestplazh ne amalfi sugjerime per restorante dhe qytete
-
AuthorPosts