Pushime me femije ne Tenerife

  • This topic is empty.
Viewing 4 posts - 1 through 4 (of 4 total)
  • Author
    Posts
  • #4714 Reply
    Mari
    Guest

    Pershendetje

    Planifikojme qe kete vit ne shtator te bejme pushime ne Tenerife me femije 4 dhe 7 vjec.
    Nese do me sygjeronit restorante, plazhe vend te vecanta te cilat nuk duhet ti humbas, do me ndihmonit shume.
    Ju Faleminderit paraprakisht

    #4825 Reply
    Anonymous
    Guest

    Pershendetje!
    Kam vizituar Tenerife para disa vitesh ne muajin shkurt, duke qene se atje temperatura eshte pak a shume konstante gjate gjithe vitit. Ne jug te ishullit eshte me ngrohte se ne veri gjate gjithe vitit. Mendoj se eshte nje ishull qe ia vlen patjeter ta vizitosh me femije per natyren qe ka, bimesi jo sh te zakonshme per vendet e europes dhe kopshtet zoologjike. Do sugjeroja patjeter per femije Loro Park, kopesht zoologjik. Pervec shumellojshmerise se kafsheve ofron dhe shfaqje te ndryshme gjate dites qe jane te perfshira tek bileta e hyrjes ne park. Siam Park eshte nje Waterpark qe eshte cilesuar disa here si World’s best waterpark. Nuk i mbaj mend cmimet e biletave se ka kaluar kohe por mbaj mend qe ka dhe nje bilete te kombinuar per te dy parqet qe permenda.
    Per sa i perket plazheve, per mendimin tim nuk jan plazhe ideale per te notuar sidomos per femije duke qene se jane ne pergjithesi plazhe shkembore, me gure apo rere te erret deri te zeze. Gjithesi do vecoja Playa de las Teresitas (plazh me rere te importuar nga Sahara), Playa del duque, Playa de las Americas. Nje aktivitet qe do e rekomandoja per femije bashke me prinderit eshte Vivo Minigolf Island ne Playa de las Americas, ku mund te luash Minigolf ne grup ne nje park me arkitekture sh terheqese per femijet me teme piratesh, me anije dhe ujevara artificiale brenda parkut.
    Mali Teide, nje vullkan joaktiv ne qender te ishullit dhe gjithashtu pika me e larte e Spanjes, ia vlen patjeter ta vizitosh. Ngjitja mund te behet nepermjet hiking apo me teleferik. Teleferiku nuk ngjitet deri ne maje, kur arrin ne stacionin me te larte te teleferikut duhet dhe rreth 200 m deri ne maje qe mund te behen vetem ne kembe. Per ngjitjen deri ne maje, dmth 200 m e fundit duhet njerrje nje leje disa dite perpara online sepse nr i personave qe lejohet te ngjiten cdo dite eshte i kufizuar. Kur ngjitesh lart ben goxha ftohte, dmth duhen patjeter veshje dimri me vete.
    Ajo qe mua me ka pelqyer shume jane mundesite e shumta te hiking me peisazhe te jashtezakonshme, Paisaje lunar qe eshte pak i gjate (4-6 ore) dhe deri diku i lodhshem per persona qe nuk jane mesuar me ecje te gjata dhe ngjitje ne malore, jo shume i pershtatshem per femije. Anaga Park eshte nje park me bimesi te jashtezakoshme, mund te behet me femije te vegjel, me shume si nje shetitje sesa hiking. Si Paisaje lunar po ashtu dhe Anaga park jane pa pagese. Do rekomandoja gjithashtu nje shetitje me anije per Dophin watching.
    Per sa i perket restoranteve nuk i mbaj mend emrat duke qene se ka kaluar kohe dhe kemi levizur shume ne te gjithe ishullin.
    Ne morem nje makine me qera qe levizem aq shume, nuk e di se si funksionon transporti publik.

    Per shijet e mia eshte nje ishull sh i bukur qe ofron shume aktivitete, shume natyre e bukur por nqs behet fjale per pushime vetem ne plazh nuk do ishte zgjedhja ime e pare.
    Shpresoj te te kem ndihmuar😊

    #4827 Reply
    Lea
    Guest

    Makine me qera, patjeter. Nje vizite tek kopshti zoologjik „Loro Parque“ duhet planifikuar me patjeter ( shows me delfina dhe me balena qe femijeve u mbeten ne mendje). Kishte sh oferta ne ishull ku bileta per Loro Parque shoqerohej me nje hyrje ditore per ne nje aqua park, qe tani s‘ia mbaj mend emrin.

    #4841 Reply
    Eriselda
    Guest

    Une kam qene ne Tenerife vjet ne Nentor me bashkeshortin dhe birin 1 vjec e gjysme dhe kemi kaluar pushime super shlodhese. Ne zgjodhem te rrinim ne resort me koncept all inclusive ne jug te ishullit, ne Golf del sur, sepse donim relx total. Qendruam ne Bahia Principe Fantasia Tenerife dhe ishte nje hotel fantastik me 5 yje me nje ambjent super komod, me ushqim fantastik, me cdo aktivitet te kuruar ne detaj, qe te rrije gjithe diten aty dhe nuk merziteshe.
    Ne qendruam 1 jave dhe paraditet zakonisht i kaluam ne resort dhe pasditeve eksploruam qyetet afer, Los Christianos qe ishte goxha i kendshem, dhe 1 paradite vizituam Jungle park qe ishte afer dhe ishte nje park zoologjik shume i kendshem.
    Beme 1 vizite ne verilindje te ishullit, tek kryeqyteti Santa cruz de Tenerife, po ishte goxha larg dhe nuk ja vlente mundimi.
    Kisha ne plan te vizitoja Loro parque dhe Siam park por qe nuk e realizuam sepse na lezetoi shume qendrimi ne pishine ne resort.
    Por nese deshiron pushime eksploruese nuk do e rekomandoja te qendroje ne jug, sepse eshte pak larg nga aktivitetet dhe atraksionet e ishullit.
    Kalofshi pushime te gezuara!

Viewing 4 posts - 1 through 4 (of 4 total)
Reply To: Pushime me femije ne Tenerife
Your information: