Pershendetje,
Kete vit pushimet duhet ti planifikojme per t’u pershtatur dhe me pjestarin me te ri te familjes.
Do te doja sugjerimet tuaja, se ku mund te pushojme kete vit pa na dale shkuma neper plazhe me terrene te veshtira, por edhe jo Turqine klasike(te cilen mendojme ta ruajme kur te na rritet pak biri qe te shijoje rreshkiteset dhe lojerat e ujit).
Faleminderit faleminderit
Per momentin une ndodhem ne salento,itali. Dimora Soleda quhet hoteli ku po qendrojme,ndodhet ne Ugento. Eshte vendi me paqesore qe kam hasur deri tani,ndoshta eshte maj nuk e di si mund te jete ne muajt ne vijim por qe djait tim 11 muajsh po i pelqen shume duke u zvarritur kemba doras ne bar dhe ne oborrin e apartamentit. Mund ta shohesh edhe ne instagram si vend. Kam pershtypjen qe do te te pelqeje.