/

The Crown Boutique Hotel Tiranë / Review

Mënyra se si përjetohet romantizmi është i larmishem po aq sa janë edhe vetë çiftet: disa mund të preferojnë një fundjavë aktive dhe aventureske në mal, të tjerë një shëtitje kozmopolite në një qytet të ri e disa të tjerë kërkojnë thjesht të largohen nga rutina për një event të caktuar. Në këtë shkrim do të gjeni një opsion hoteli në Tiranë, ciladoqoftë arsyeja e vizitës suaj.

Nuk më ndodh shpesh të gjendem në një hotel në Tiranë sepse sigurisht jetoj në apartament. Megjithatë, unë dhe im shoq kemi praktikuar ndër vite “arratisjen” nga shtëpia (një munges me arsye edhe për të lënë fëmijët me gjyshërit), për çdo event të vecantë që ka vlera shpirtërore për ne. Këtë vit zgjodhem The Crown për eksperiencën positive që kemi marrë në çdo vizitë të restorantit.

Si një ‘Boutique hotel’ ambienti është i vogël me një design sa modern aq edhe luksoz, ka pak dhoma (nuk di ekzaktsisht se sa) si edhe ka një SPA, të cilën ne nuk
patëm kohë ta provonim sepse arratisja jonë ndodh gjithmonë të premten e orëve të vona për t’u rikthyer në mëngjes tek fëmijët.
Standard Room me mëngjes të përfshirë: (€129/nata) – dhoma të jep një ndjesi të ngrohtë edhe pse tavanet janë shumë të lartë (te stilit neo-klasik).

Minibari ishte i mbushur dhe vlerësova shumëllojshmërinë e të gjithë aksesoreve komplementare të një cilësie të lartë. Tualeti shumë komod me një eksperiencë
dushi pa cudira nga presioni i ujit (ah me ty e kam o Sotiraq që ke 20 vite që nuk e ndërron atë kokën e dushit në Potam).
Tani, që unë të ‘kapem’ e të mos i përkedhel shumë sedrën Crown-it, diçka do e gjej patjetër :p
E keni parasysh kartën plastike të koduar me të dhënat tona që shërben për të aksesuar dhomën e hotelit? Në momentin e vendosjes në sensor, dritat e dhomës duhet të ndizen automatikisht, ndërsa tek Crown na u desh t’i ndiznim një e nga një manualisht. Gjithashtu, sado bukur të ngjajnë mbi krevat, peshqirët na duhen tek vendi i tyre i dedikuar në tualet.

Mëngjesi: “absolutely flawless” – kam konsumuar një nga ‘scrambled eggs’ më të
shijshme, ku përpos teknikës së saktë të gatimit të vezëve, shoqërimi me bacon
ishte fantastik, bacon aspak i kripur dhe shumë i shkrifët (ndonjëherë në varësi të
cilësisë, të qëllon t’a konsumosh si llastik të pandashëm, madje nëse proshuta nuk është e freskët ndihet e rrëshqitshme në prekje).
Çdo pjatë të përcillte “tromp d’oleil” shërbyer nën një ambient shumë elegant dhe plot dritë. Ai mëngjes u bë edhe shkas që Crown të jetë në top listë sa i takon vendeve që ofrojnë brunch në Tiranë. 😊