KUJDES nëse planifikoni pushime në Ibiza! Një lloj i rrallë kandili deti helmues ka pushtuar brigjet e këtij ishulli

Ky lloj kandili është i aftë të lërë shenja të përhershme përmes pickimit të tij. Kjo krijesë e rrallë deti ka pushtuar brigjet e një ndër destinacioneve më të famshme turistike, Ibizës.

Source: The Sun / Credit: Bav Media

The Sun raporton se turistët janë lajmëruar të bëjnë kujdes të veçantë gjatë udhëtimeve që do të zhvillojnë.

Vitet e fundit shfaqja e këtyre krijesave është shtuar në brigjet bregdetare. Deri në vitet 1980, lulëzimi i tyre ndodhte një herë në 12 vjet, ndërsa javët e fundit numri i tyre është shtuar ndjeshëm duke shfaqur një alarm për turizmin bregdetar.

Source: The Sun / Credit: Getty

Një sërë pamjesh janë regjistruar në një aplikacion të njohur si Medusas – i zhvilluar për të paralajmëruar turistët se cilat gjire duhet të shmangin.

Krijesat e detit – të quajtura Pelagia noctiluca – kanë tentakula që mund të shtrihen pothuajse deri në 10 metra. Nëse thumbët në ngjyrë vjollcë prekin lëkurën tuaj, thumbimi mund të ndjehet po aq i dhimbshëm sa një pickim i baterisë 9 volt. Ky pickim sjell një ndjesi djegieje, inflamacion dhe skuqje të kuqe. Ndryshe nga kandili i zakonshëm i detit, këta kandilë kanë qeliza thumbuese në të gjithë trupin e tyre dhe mund të lënë shenja të dhimbshme për javë të tëra.

Mbrojtja më e mirë kundër pickimeve është kremi kundër diellit, i cili parandalon helmin të depërtojë në lëkurë.

Burimi: TheSun.co.uk/ përshtatur nga editorët e Ema’s Light

2 Comments

Comments are closed.