Si vendosni se ku do të udhëtoni? Ku i hulumtoni destinacionet dhe ofertat më të mira për fluturimet dhe akomodimet tuaja? Aplikacionet më të mira të udhëtimit u përgjigjen të gjitha këtyre pyetjeve dhe sot, përmes këtij artikulli, do të tregojmë çfarë ne përdorim më së shumti.
1. Google Flight dhe Skyscanner
Nën ombrellën e emrit Google Travel janë disa burime shumë efikase. Marrim për shembull, Google Flights. Nuk ka aplikacion celular, por faqja e internetit ju ndihmon të hulumtoni dhe krahasoni opsionet e fluturimit. Megjithatë, nuk ju lejon të blini bileta drejtpërdrejt — kjo është arsyeja pse ne e klasifikojmë si një aplikacion planifikimi dhe jo si një aplikacion për rezervime. Në çdo rast, këto mjete kërkimi janë më të mirat, për të marrë një vlerësim të shpejtë se sa mund të kushtojë një fluturim ose se sa kohë do të zgjasë ai, më pas mund të hyni tek faqja e linjave ajrore specifike dhe të bëni prej aty rezervimin e biletës. Google Travel ka edhe mjete të tjera për kërkimin e destinacioneve, të tilla si: atraksionet kryesore për të vizituar në një vend apo pështypjet e klientëve për hotele e restorante.
Skyscanner është gjithashtu motor kërkimi për fluturime, hotele dhe makina me qira në botë.
2. Booking
Booking.com është një faqe për rezervimin e akomodimeve (hotele, apartamente, resorte etj.), makinave me qira, transfertave të aeroportit, së fundmi edhe tureve dhe atraksioneve (në disa destinacione specifike). Booking është shumë i njohur për të ndihmuar në gjetjen e akomodimit në mbarë botën, sipas nevojave tuaja dhe sistemi i vlerësimit përmes komenteve të vetë klientëve, ndihmon shumë në proçesin e vendim-marrjes. Booking.com është pjesë e Booking Holdings, Inc., e cila zotëron gjithashtu Kayak, Priceline.com, Agoda.com, Rentalcars.com dhe Opentable.com, kështu që mund të vëreni disa ngjashmëri mes këtyre faqeve.
3. Trip Advisor
Trip Advisor operon në 40 shtete dhe në 20 gjuhë të ndryshme, si edhe përmban rreth 1 miliard komente dhe opinione për afërshisht 8 milion institucione. Është platforma kryesore që ne përdorim për të kuptuar çfarë na pret vërtetë, kur nuk e njohim një vend. Është një nga burimet më gjithëpërfshirëse për udhëtarët, me informacion rreth pikave kryesore të asaj që duhet parë dhe bërë. Ju mund të lexoni komente për hotelet, restorantet dhe aktivitetet, të shkruara nga anëtarët e komunitetit të Tripadvisor, si dhe të shihni fotot që ata kanë ngarkuar, në mënyrë që të dini se çfarë ju pret përpara se të mbërrini. Tripadvisor ka gjithashtu marrëdhënie me faqe të ndryshme rezervimesh, që do të thotë se pasi të keni mbaruar kërkimet për hotelet ose restorantet, keni opsionin t’i rezervoni ato.
4. Google Maps
Aplikacioni im numër një për të më treguar rrugën e udhëtimit, është Google Maps. Në terren, ju tregon se ku jeni dhe si të arrini atje ku duhet të shkoni, qoftë me këmbë, transport publik, makinë ose biçikletë. Google Maps është po aq i dobishëm kur dëshironi të eksploroni atë që është përreth, përfshirë hotelet, restorantet dhe pikat e karburantit. Aplikacioni ju jep mundësinë të shkarkoni në celularin tuaj harta të ndryshme, pa patur nevojën e internetit (ndihmon shumë teksa jeni në roaming). Mund të ruani vendet në hartën tuaj duke shtuar ikona (yje, zemra etj.).
Shtoni aplikacionin The Fork në arsenalin tuaj gjatë udhëtimit të ardhshëm në Evropën Perëndimore dhe bëjeni zgjedhjen më të lehtë jo vetëm për të kërkuar restorante, por edhe për të përftuar ulje tek to. Applikacioni quhet ElTenedor në Spanjë ose LaFourchette në Francë. Themeluar në vitin 2007, TheFork është rritur si një platformë orjentimi për restorante, që nga partneriteti i saj me TripAdvisor në 2014-ën. Është i ngjashëm me aplikacionin ‘OpenTable’ por ofron edhe ulje në faturë (20%-50%), në partneritet me restorante të ndryshme.
6. Uber
Për pasagjerët, Uber është në thelb sinonim i taksive, dhe për shoferët, është një shërbim referimi. Aplikacioni lidh shoferët me pasagjerët duke përdorur GPS-in dhe të dyja palët janë në dijeni për vendndodhjen e njëra-tjetrës. Uber është bërë i suksesshëm për shkak të kostos ekonomike që ofron, si edhe transparencës. Ka disa arsye që ky aplikacion “ride-on-demand” funksionon kaq mirë për udhëtarët. Së pari, eliminon nevojën për të mbajtur monedhën vendase sepse pagesa bëhet direkt me kartë. Së dyti, nuk duhet të flisni të njëjtën gjuhë me shoferin për të shpjeguar se ku duhet të shkoni sepse destinacionin e keni vendosur paraprakisht në aplikacion. Së treti, nuk ka pazare (siç ndodh psh në Stamboll). Mbi bazë të destinacionit që ju keni vendosur, është parapërcaktuar edhe çmimi i udhëtimit.
Thanks a lot dear Emma.
Very helpful