Raportohet se kimikati fluoreshent nuk është toksik, duke zhdukur kështu shqetësimet për dëme. Arsyeja e gjendjes së kimikatit në kanal mbetet sidoqoftë e paqartë. Sipas Agjencisë Rajonale për Mjedisin në Venecia (ARPAV), mendohet se ky rast nuk ishte një incident duke konsideruar sasinë e vëllimit të lëshuar të kimikatit. Ndërkohë priten raportimet e ardhshme për të përcaktuar sasinë e saktë të kimikatit të lëshuar në ujra.
Policia po vazhdon hetimin në disa pista të ndryshme, ndër to dhe ajo e derdhjes në ujë të kimikatit nga aktivistë mjedisor. Luca Zaia, president i rajonit të Venecias, paralajmëroi se aktivistët mund të kryejnë akte të tjera të ngjashme në vijim.
Ndryshimi në ngjyrën e ujit u vu re nga banorët pranë urës Rialto të dielën në mëngjes. Njolla fluoreshente u rrit gjatë ditës, ndërkohë që asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë ndodhi.
Kjo ngjyrosje ndodhi teksa qyteti festoi eventin e varkës Vogalonga, e krijuar për të luftuar lëvizjen e valëve, për të rivendosur traditat veneciane dhe për të ndihmuar në përhapjen e vëmendjes për mjedisin dhe natyrën, si dhe gjatë Bienales së arkitekturës, e cila u hap fundjavën e kaluar.
Kanalet në venecia kanë ndryshuar ngjyrë dhe më parë kur në vitin 1968, artisti argjentinas Nicolás García Uriburu, ngjyrosi ujërat e kanalit të gjelbër me një ngjyrë fluoreshente të quajtur Fluorescein gjatë Bienales vjetore të Venecias. Lëvizja u krijua për të tërhequr vëmendjen ndaj çështjeve ekologjike dhe marrëdhënieve midis natyrës dhe qytetërimit.