Google dhe FlightAware janë ndër mjetet që mund t’ju ndihmojnë të përcaktoni nëse fluturimi juaj do të vonohet, shpesh edhe përpara se linja ajrore ta shpallë.
Ndoshta ju dëshironi të gjurmoni statusin e fluturimit tuaj në mënyrë që të jeni të vetëdijshëm për çdo vonesë ose ndryshim që mund të ndikojë në planet tuaja. Ose mbase mendoni të kontrolloni dy herë kohën e parashikuar të mbërritjes së fluturimit të një familjari përpara se të shkoni në aeroport për ta marrë atë. Ndoshta jeni kurioz se ku po shkon më pas avioni që sapo keni zbritur. Ose ndoshta keni parë një aeroplan lart dhe po pyesni veten se ku po shkon. Ka një sërë arsyesh përse mund të dëshironi të kontrolloni statusin e një fluturimi.
Për fat të mirë, ka disa metoda që mund t’ju ndihmojnë. Më poshtë do të gjeni disa nga aplikacionet dhe faqet e internetit më të mira për gjurmimin e një fluturimi dhe si t’i përdorni ato për të kontrolluar statusin e një fluturimi sipas editores së AFAR, Bailey Berg.
Si të gjurmoni statusin e një fluturimi?
Ka disa aplikacione dhe website të ndryshme që ndajnë informacione se kur pritet të niset dhe ulet fluturimi juaj, por disa mund t’ju japin gjithashtu një vështrim më të thellë, duke dhënë informacione si fluturimet e mëparshme në atë avion dhe si duket moti në aeroportet lidhëse.
Këtu janë disa gjurmues fluturimi që rekomandohen sipas “AFAR”:
Një nga mënyrat më të lehta dhe më të shpejta për të kontrolluar nëse një fluturim është ende i planifikuar për t’u nisur ose për të mbërritur në kohë është ta kërkoni në Google. Ajo çfarë ju duhet të bëni është të kërkoni “statusin [numri i fluturimit]” në shiritin e kërkimit (për shembull, “statusi AA 2488”) dhe shtypni “Enter”. Më pas Google grumbullon faqe interneti të ndryshme për gjurmimin e fluturimeve dhe shfaq oraret e parashikuara të mbërritjes dhe nisjes në krye të faqes. Gjithashtu, Google shfaq informacionin e përditësuar të terminalit dhe portës.
FlightRadar24
Nëse po kërkoni të merrni një pamje të plotë se ku është një aeroplan në udhëtimin e tij – duke përfshirë pozicionin në kohë reale – FlightRadar24 është një burim i dobishëm që vjen në formën e një faqe interneti dhe një aplikacioni falas.
FlightAware
Ashtu si FlightRadar24, FlightAware ofron të dhëna të gjurmimit të fluturimeve për çdo fluturim komercial në mbarë botën me ndihmën e një rrjeti serverash që kapin pozicionin e një avioni në kohë reale. FlightAware është i disponueshëm si një aplikacion ose faqe interneti falas, me mundësinë e kërkimit për pesë fluturime në muaj.
Si funksionojnë aplikacionet dhe faqet e internetit të gjurmimit të fluturimeve?
Këto mjete gjurmojnë fluturimet në kohë reale, në të gjithë botën. Ato përdoren për të kontrolluar statusin e një fluturimi, për të parë nëse një avion në hyrje ka ndonjë vonesë të parashikuar, për të vëzhguar radarin e motit gjatë gjithë shtegut të fluturimit, për të parë rrugën e saktë që po merr një aeroplan dhe për të përcaktuar se çfarë lloj avioni është.
Këtu mund të lexoni artikullin e plotë.
Burimi: www.afar.com, përpunim dhe përshtatje nga stafi i Ema’s Light.