Kërkesa për të udhëtuar në Dubai është rritur ndjeshëm edhe për ne shtetasit Shqiptarë. Ndërtesat e larta që të çojnë mes reve, arkitektura futuristike, dunat e shkretëtirës si dhe parku magjepsës “Dubai Miracle Graden” janë absolutisht shumë joshës.
Nëse i keni marrë parasysh temperaturat tejet të larta të Dubait në stinën e verës dhe sidoqoftë, keni vendosur ta vizitoni si vend, atëherë mund të përfitoni. Kompania ajrore Emirates, përmes një njoftimi bën me dije se do t’u ofrojë udhëtarëve qëndrime falas në disa nga hotelet më të mira të Dubait në verën e vitit 2023.
Dhomat e hotelit ofrohen sipas rregullit “first come, first serve”, pra ata që rezervojnë të parët përfitojnë edhe ofertën.
Çfarë duhet të bëni ju për të përfituar nga oferta?
- Rezervoni fluturimet tuaja përpara ditës së hënë, 11 qershor 2023
- Oferta është e vlefshme për udhëtimet që kryhen brenda datës 31 gusht 2023
- Rezervoni fluturime vajtje – ardhje për në Dubai (ose bëni një ndalesë në Dubai përpara një fluturimi tjetër me Emirates).
- Pas rezervimit të fluturimit dërgoni një email në [email protected]
- Email duhet të përmbajë: kodin e referencës së rezervimit, datën e mbërritjes në Dubai, emrat e pasagjerëve, numrin e telefonit të kontaktit dhe adresën e emailit ku do t’ju dërgohet konfirmimi i hotelit.
- Rezervimet duhet të bëhen të paktën 96 orë përpara mbërritjes
- Duhet të qëndroni në Dubai për të paktën 24 orë
Çfarë përfshin oferta?
- Akomodimi në hotel: Pasagjerët e klasit të parë ose të biznesit mund të rezervojë një qëndrim falas për dy netë në 25hours Dubai One Central Hotel, ndërsa ata që fluturojnë në klasin Economy Premium ose Economy Class mund të rezervojnë një qëndrim për një natë në Novotel World Trade Centre.
- Zbritje dhe përfitime shtesë gjatë kohës që jeni në Dubai: 20% zbritje për biletat në majën e Burj Khalifa, zbritje në restorante ose 15% ulje për ture në shkretëtirë me Arabian Adventures.
Burimi: CNTraveller.com / përshtatur nga editorët e Ema’s Light