Ryanair nis fluturimet nga Tirana

Courtesy of ryanair

Kompania ajrore low-cost Ryanair nis fluturimet nga Tirana drejt disa destinacioneve evropiane në 31 tetor 2023. Rezervimet kanë nisur dhe çmimet duken premtuese.

Destinacionet që do të vijnë për udhëtarët janë:
• Bologna
• Brussels Charleroi
• Bukuresht
• Catania
• Dusseldorf Weeze
• Edinburgh
• Krakow
• London Stansted
• Manchester
• Milan Bergamo
• Paris Beauvais
• Pisa
• Prague
• Rome Ciampino
• Stockholm Arlanda
• Venice Treviso
• Warsaw Modlin

Çmimet fillojnë nga 25 euro/pp për fluturim dhe variojnë sipas datave dhe destinacioneve

Në listë gjenden destinacione të reja me linjë direkte nga Tirana si Praga, Varshava, Mançester, Edinburg etj., si edhe destinacione që ofrohen nga linja të tjera ajrore siç janë: Bolonja, Roma, Milano, Bruksel, Duseldorf etj.

Shpresojmë që mbërritja e kompanisë Ryanair në Shqipëri, të nxisë konkurrencën mes kompanive low cost dhe më gjerë, duke rritur edhe cilësine e shërbimit të shumëdëshiruar kohët e fundit.

Tashmë mbetet të presim biletat për të parë saktësinë e shërbimit të kësaj kompanie, pasi destinacionet janë padyshim tunduese.