Për këdo që udhëton shpesh, ndoshta është bërë rutinë të tregohet i kujdesshëm kur paketon lëngje në çantën e dorës. Por edhe udhëtarët më të shpeshtë mund ta gjejnë veten të hutuar nga rregullat që ndryshojnë vazhdimisht, dallimet në të gjithë globin dhe përjashtimet e vështira për t’u ndjekur. Kohët e fundit, janë njoftuar ndryshime në disa vende dhe madje edhe aeroporte individuale në mbarë botën. Në mënyrë të veçantë, aeroporti më i madh në Irlandën perëndimore dhe të gjitha aeroportet në Mbretërinë e Bashkuar planifikojnë të largohen nga rregulli i qeseve plastike dhe kufiri i lëngjeve. Mund të jetë e vështirë të dihet se çfarë rregulli ka në vende të caktuara, apo më shumë pyetje që i shqetësojnë udhëtarët prej vitesh lidhur me limitin në sasi, mënyrën e paketimin, sasinë totale për një person etj. Po, mund të jetë një dhimbje koke – por Ema’s Light është këtu, për ju.
Lexoni për t’u siguruar që nuk do të keni ndonjë surprizë në pushimet tuaja të ardhshme.
Pak historik dhe gjendja aktuale
Pasagjerët që fluturojnë nëpër aeroporte janë përballur me kufizime të rrepta për lëngjet që mund të transportojnë në aeroplan për më shumë se 15 vjet tashmë. Në gusht të vitit 2006, aeroportet vendosën papritmas rregulla të reja pas një komploti terrorist të dështuar në Britani. Rregullat që fillimisht ndalonin lëngjet përpara se të ndryshonin në kufizime të rrepta u zbatuan më 10 gusht 2006. Ato u futën pasi shërbimet britanike të sigurisë penguan një ‘komplot bombë të lëngshme’. Komplotuesit – të cilët u burgosën – planifikuan të sillnin eksplozivë me origjinë nga peroksidi i hidrogjenit në avionët transatlantikë dhe të futeshin brenda shisheve të pijeve joalkoolike, të cilat ata synonin t’i kthenin në eksploziv sapo të hipnin në bord.
Si një udhëzues i përgjithshëm, pothuajse çdo vend që kufizon lëngjet në çantat e dorës ka të njëjtat udhëzime. Pasagjerëve u lejohet zakonisht një qese me 3 përmasa të ndryshme: 30 ml, 20 ml, 100 ml ( në total ekuivalente me 1 litër për person/udhëtarë), e cila duhet të jetë transparente, për t’u mbushur me lëngje në kontejnerë. Kjo qese me lëngje zakonisht hiqet nga çanta juaj e dorës dhe kontrollohet veçmas. Nëse ndiqni këtë rregull, do të fluturoni pa pengesë, në shumicën e shteteve të botës.
Ndryshimet prej teknologjisë
Pasagjerët nuk do të duhet të heqin më laptopët nga çantat e tyre dhe do të jenë në gjendje të marrin lëngje mbi 100 ml pasi aeroportet po instalojnë skaner sigurie më të avancuar.
Rregullat mbi lëngjet dhe laptopët në bagazhet e dorës priten të anulohen në vitin 2024, ndërsa disa aeroporte kanë nisur zbatimin që këtë vit. Aktualisht, në aeroportet e Mbretërisë së Bashkuar falë skanerëve të rinj 3D, punonjësit mund të inspektojnë imtësisht një çantë, ndaj përmbajtja e një lëngu është lehtësisht i dallueshëm.
Në tetor 2021, Aeroporti Shannon, në perëndim të Irlandës, njoftoi sistemin e sigurisë së skanimit CT, të instaluar me një kosto prej 2.5 milionë euro. Lëngjet dhe pajisjet elektronike tani mund të qëndrojnënë çanta, pa kufizime në vëllimin e lëngjeve, dhe çantat e kabinës mund të kalohen përmes skanimeve në tabaka të reja më të mëdha. Amsterstam Schiphol gjithashtu ka përdorur teknologjinë CT (Computed Tomography) në të gjitha pikat e kontrollit që nga viti 2020.
Ky ndryshim shihet si hap shumë pozitiv sepse sipas raportimeve, heqja e sendeve nga çantat ose udhëtimi me shishe të mëdha lëngjesh është shkaku më i madh i vonesave në sigurinë e aeroportit. Siguri më e mirë nga ana teknologjike në këtë rast do të thotë njerëz më pak në radhë.
Sapo më shumë vende të jenë në gjendje të kompletojnë përhapjen e plotë mbarëkombëtare të teknologjisë, do të fillojmë të shohim më shumë aeroporte dhe rajone që do ta implementojnë.
Çfarë lejohet në bagazhin tuaj të dorës?
Në bagazhin tuaj lejohen të gjitha tualetet e mëposhtme të zakonshme, vetëm në kontejnerë që janë në përmasat nën 100 ml (për aeroportet që ende zbatojnë kufizimet e sasisë së lëngjeve): Pastë dhëmbësh, deodorant, dhampo dhe zbutës, locione dhe krem kundër diellit, produkte me xhel për flokë, parfume, shkëlqyes buzesh, llak flokësh.
Ushqimi për fëmijë, si puretë e qeseve, qumështi i gjirit, formula për fëmijë dhe paketat e akullit që mund të nevojiten për t’i mbajtur ato të freskëta, lejohen gjithashtu. Por, duhet t’i deklaroni këto artikuj tek një oficer i kontrollit, përpara se të fillojë procesi i shqyrtimit, në mënyrë që të mund të bëhet një ekzaminim i veçantë.
Artikuj të tjerë që lejohen janë:
- Pajisje sportive , në madhësi të vogla si psh top ose veshje sportive e kokore, ndërsa shkopa baseball nuk lejohen,etj;
- Artikuj për fëmijë si lodra;
- Suplemente dietike;
- Batanije dhe jastëkë;
- Artikuj dhe pajisje mjekësore me rekomandim e recetë mjeku;
- Kozmetikë, që përfshin që përmendem më lart të kujdesit përsonal por e mjete bukurie si piastra, tharëse e vogël etj.;
- Brisqe dhe mjete të tjera për heqjen e qimeve;
- Pajisjet elektronike personale dhe aksesorët si karikues telefoni, laptopi , karikues portabël, usb etj.;
- Pajisje për cigare elektronike;
- Bateritë;
- Çadrat etj.
Kujdes: Artikuj të mbrojtjes personale si spray për sytë, thika, pajisje të arteve marciale, sasi e madhe alkooli, armë, shishe me pije alkoolike, materiale shpërthyese si fishekzjarre, lëndë kimike si ace, acid, bojëra për mure a sipërfaqe të tjera NUK LEJOHEN.