Sa të vjetër janë tipet e avionëve që operojnë në Shqipëri?

rinas avione

Sa herë përgatitemi për një fluturim, gjithmonë shpresojmë që udhëtimi të jetë sa më i rehatshëm, por mbi të gjitha i sigurt. Problematikat janë një pjesë e frikshme, por fatkeqësisht e pandarë, e fluturimeve. Në të tilla raste, një nga faktorët që shpesh marrim në konsideratë dhe kritikojmë është vjetërsia e avionëve. Por, sa të vjetër janë avionët që përdorin linjat ajrore që operojnë në aeroportin e Rinasit dhe a ndikon mosha e tyre në sigurinë e fluturimit? Më poshtë do të listojmë avionët që përdor secila linjë ajrore, si dhe do të flasim për efektet e vjetërsisë së avionit në cilësinë dhe sigurinë e fluturimit.

Air Albania

air-albania-avion
  • Airbus A319-100 – 16.5 vite
  • Airbus A320-200 – 15 vite
  • Airbus A320-200 – 12 vite

Albawings

albawings-avion
  • Boeing 737-400 – 30.6 vite
  • Boeing 737-400 – 32.8 vite
  • Boeing 737-400 – 31.8 vite
  • Boeing 737-400 – 34.6 vite

Wizz Air

wizz-air-avion
  • Airbus A320-200 – disa avionë, 6-8 vite
  • Airbus A320-200 – 5.6 vite (vetëm për fluturimet drejt Mbretërisë së Bashkuar)
  • Airbus A320neo – 3 vite
  • Airbus A321neo – 2.4 vite (vetëm për fluturimet drejt Abu Dhabi)
  • Airbus A321neo – disa avionë, 2 vite ose më pak (vetëm për fluturimet drejt Mbretërisë së Bashkuar)

Ryanair

ryanair-avion
  • Boeing 737-800 – disa avionë 6-8 vite
  • Boeing 737-8200 MAX – disa avionë, 1-2 vite
  • Boeing 737-8200 MAX – dy avionë, 3-4 vite (vetëm për fluturimet e operuara nga Buzz drejt Polonisë)

ITA Airways

ita-airways-avion
  • Airbus A320-200 – 22.5 vite
  • Airbus A320-200 – 14.5 vite
  • Airbus A320-200 – 14 vite

Aegean Airlines

aegean-avion
  • Airbus A320-232 – 16.7 vite
  • Airbus A320-271N – disa avionë, 1-2 vite
  • Airbus A320-271NX – 3 vite

Air Serbia

airserbia-avion
  • Embraer E195LR – 13.4 vite
  • Embraer ERJ-195LR – 15.4 vite
  • Airbus A319-132 – 14.5 vite
  • Embraer E190SR – 15.5 vite
  • Embraer E175STD – 12 vite

Austrian Airlines

austrian-airlines-avion
  • Airbus A320-214 – disa avionë, 20-24 vite
  • Airbus A321-211 – disa avionë, 24-28 vite
  • Airbus A320neo – disa avionë, 1 vit ose më pak
  • Embraer E195LR – disa avionë, 11-14 vite

Pegasus Airlines

pegasus-airlines-avion
  • Airbus A320-214 – disa avionë, 7-9 vite
  • Airbus A320neo – disa avionë, rreth 7 vite
  • Airbus A321neo – disa avionë, 3 vite ose më pak
  • Boeing 737-82R – 12 vite
  • Boeing 737-8H6 – 8 vite

Lufthansa

lufthansa-avion
  • Airbus A320-214 – disa avionë, 8-14 vite
  • Airbus A321-131 – disa avionë, 25-30 vite
  • Airbus A321-231 – disa avionë, 12-24 vite

LOT Airlines

lot-airlines-avion
  • Boeing 737-89P – disa avionë, 12-18 vite
  • Embraer E175STD – disa avionë, 11-17 vite
  • Embraer E195LR – disa avionë, 11-16 vite

British Airways

british-airways-avion
  • Airbus A320-214 – disa avionë, 20-23 vite (vetëm për fluturimet e operuara nga Finnair drejt Londrës)
  • Airbus A320-232 – 10 vite

FlyDubai

flydubai-avion
  • Boeing 737-8 Max – disa avionë, 2-6 vite

TUI

tui-avion
  • Boeing 737-8BK – 19.6 vite
  • Boeing 737-8K5 – 10.6 vite
  • Embraer E195-E2 – 2 vite

Swiss

swiss-avion
  • Bombardier CSeries CS100 – disa avionë, 6-7 vite
  • Airbus A220-300 – disa avionë, 1-5 vite (për fluturimet e operuara nga airBaltic)

Eurowings

eurowings-avion
  • Airbus A319-132 – disa avionë, 10-17 vite

Siç mund ta shohim dhe nga lista, në aeroportin e Rinasit ulen një sërë avionësh të moshave të ndryshme, nga avionë që kanë filluar fluturimet për herë të parë në vitin 2023 e deri në avionë që kanë mbi 30 vite që operojnë. Ajo çfarë bën përshtypje është fakti se linjat low-cost si Ryanair dhe Wizz Air operojnë me avionë relativisht të rinj, ku asnjë avion në flotën e tyre nuk është më i vjetër se 8 vite. Ndërkohë, linja ajrore premium si Lufthansa dhe British Airways ende operojnë me avionë që kanë më shumë se 20 vite që fluturojnë. Nga linjat ajrore shqiptare, Albawings dallon për avionat më të vjetër nga të gjithë linjat ajrore që operojnë në TIA, me avionin më të vjetër që ka thuajse 35 vite në operim, që prej vitit 1988.

Natyrisht, ngrihet pyetja: si ndikon mosha e një avioni në sigurinë dhe cilësinë e fluturimit? Avionët e vjetër janë më të rrezikuar ndaj problemeve strukturore, defekteve të motorrëve dhe sistemeve të fluturimit. Për të mbrojtur sigurinë e pasagjerëve, linjat ajrore kryejnë vazhdimisht kontrolle dhe riparime periodike.

Pse nuk investojnë linjat ajrore në avionë të rinj? Faktori kryesor janë kostot. Kostoja e një avioni modern nga Boeing ose Airbus për fluturime komerciale është mesatarisht $70 milionë – $150 milionë. Këto kosto marramendëse janë sidomos të vështira për t’u përballuar nga linjat e vogla ajrore, të cilat janë të detyruar të marrin me qira ose të blejnë avionë të përdorur më herët nga linjat e tjera ajrore. Megjithatë, për sa kohë që kontrolli dhe mirëmbajtja e avionëve kryhet në mënyrë të rregullt, ata janë të aftë të operojnë për vite të tëra.

Çfarë mendimi keni për këtë listë dhe për linjat ajrore të listuara? A do të ndikojë mosha e avionit në zgjedhjen e linjës me të cilën fluturoni në të ardhmen?