The Sun raporton se turistët janë lajmëruar të bëjnë kujdes të veçantë gjatë udhëtimeve që do të zhvillojnë.
Vitet e fundit shfaqja e këtyre krijesave është shtuar në brigjet bregdetare. Deri në vitet 1980, lulëzimi i tyre ndodhte një herë në 12 vjet, ndërsa javët e fundit numri i tyre është shtuar ndjeshëm duke shfaqur një alarm për turizmin bregdetar.
Një sërë pamjesh janë regjistruar në një aplikacion të njohur si Medusas – i zhvilluar për të paralajmëruar turistët se cilat gjire duhet të shmangin.
Krijesat e detit – të quajtura Pelagia noctiluca – kanë tentakula që mund të shtrihen pothuajse deri në 10 metra. Nëse thumbët në ngjyrë vjollcë prekin lëkurën tuaj, thumbimi mund të ndjehet po aq i dhimbshëm sa një pickim i baterisë 9 volt. Ky pickim sjell një ndjesi djegieje, inflamacion dhe skuqje të kuqe. Ndryshe nga kandili i zakonshëm i detit, këta kandilë kanë qeliza thumbuese në të gjithë trupin e tyre dhe mund të lënë shenja të dhimbshme për javë të tëra.
Mbrojtja më e mirë kundër pickimeve është kremi kundër diellit, i cili parandalon helmin të depërtojë në lëkurë.
Burimi: TheSun.co.uk/ përshtatur nga editorët e Ema’s Light
Shyqyr që nuk e kemi në plan 😁 Ibizan ,Ema.
Ate thuaj :p