Autoriteti i Aviacionit Civil njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se: “Për shkak të këtij aktiviteti priten vonesa dhe anulime fluturimesh. Eurocontrol (NM), Autoritetet e Aviacionit Civil (ACAA), Siguruesit e Shërbimit të Navigimit Ajror (Albcontrol) dhe Aeroportet (TIA), po punojnë intensivisht për minimizimin e këtij impakti.”
Stërvitja do të zhvillohet për 2 deri në 4 orë në ditë, mbi 3 zona fluturimi: mbi Gjermaninë veriore në Detin Verior, në lindje dhe në një zonë të vogël mbi Gjermaninë jugore. Kjo stërvitje e NATO-s po organizohet nga shteti Gjerman.
Fluturimet drejt Gjermanisë dhe Evropës veri-perëndimore pritet të jenë më të prekurat. Aeroportet gjermane kanë punuar me orë të zgjatura për të minimizuar anulimet dhe vonesat “Shpresojmë që, nëse të gjitha masat janë efektive, nuk do të ketë anullime fluturimesh.” – u shpreh për DW Ingo Gerhartz, një zëvendës gjeneral në Forcat Ajrore Gjermane. Gjithësesi ai nuk përjashtoi mundësinë e vonesave për fluturime të ndryshme.
Për këtë arsye ju sugjerojmë të kontrolloni statusin e fluturimeve tuaja përmes numrit të fluturimit në website të kompanive ajrore, pranë agjencive ku keni prenotuar, në faqen e aeroportit, si dhe të kontrolloni email-in tuaj në rast se kompanitë ajrore ju kanë dërguar një njoftim të cilin nuk e keni parë më parë.
Urojmë të mos ketë ndikim tek fluturimet drejt Turqisë!