Ky qytet sapo u cilësua si vendi më i mirë në botë për të jetuar!

Indeksi Global i Jetueshmërisë së ‘Economist Intelligence’, është publikuar këto ditë - zbuloni se cilat destinacione kryesuan listën.

Courtesy of Shutterstock

Vjena u emërua edhe një herë si qyteti më i mirë në botë për të jetuar. Sipas Indeksit të Jetueshmërisë Globale publikuar nga ‘Economist Intelligence’, qyteti i muzikës ka ruajtur vendin që ka mbajtur për tetë nga 10 sondazhet e fundit gjashtëmujore, ndërsa Kopenhagen ruajti gjithashtu vendin e dytë.

Semi - Annual Global Liveability Index 2023

Kryeqyteti austriak u ul nga renditja jonë në vitin 2021, kur muzetë dhe restorantet e tij të famshëm u përballën me kufizime për t’ju përgjigjur pandemisë, por kjo ishte një lëvizje jo e zakonshme”, thuhet në raport. “Qyteti vazhdon të ofrojë një kombinim të pamposhtur të stabilitetit, infrastrukturës, arsimit të fortë dhe shërbimeve të kujdesit shëndetësor, si edhe ofron shumë kulturë dhe argëtim.” I vetmi frenim për Vjenën: asnjë ngjarje e madhe sportive.

“Heqja e kufizimeve të lidhura me COVID-19, ka sjellë në përgjithësi një ngritje të indeksit të mirëqenies dhe jetëgjatësise globale në vitin 2023,” tha Upasana Dutt, kreu i Indeksit të Jetueshmërisë së EIU*, në një deklaratë. “Arsimi është shfaqur më i fortë teksa fëmijët janë kthyer në shkolla, krahas një reduktimi të ndjeshëm të rëndesës mbi spitalet dhe sistemin shëndetësor, me përmirësime të dukshme në qytete të Azisë dhe Lindjes së Mesme me ekonomi nën zhvillim. Ndërsa boshti politik dhe ekonomik i botës vazhdon të zhvendoset drejt lindjes, ne presim që qytetet në këto rajone të ngjiten ngadalë në renditjen tonë të jetëgjatësisë.”

Gjeni publikimin e plotë të Indeksit Global të Jetueshmërisë 2023 këtu.

Burimi: travelandleisure.com/ përshtatur nga editorët e Ema’s Light