Ky është vendi më i sigurt për udhëtarët “Solo” në vitin 2023, sipas një studimi

Courtesy of Freepik

Të udhëtosh vetëm mund të jetë një përvojë sa shpërblyese, aq edhe sfiduese. Nuk është e lehtë të gjesh destinacione të sigurta e që mund të strehojnë vetëm një person. Së fundmi, një studim nga kompania e ruajtjes së bagazheve Bounce, po nxjerr në pah se cilat vende janë më të përshtatshmet për “solo travelers”.

Solo Traveler, Photo by Freepik

Kur bëhet fjalë për sigurinë, studimi gjeti se Japonia është vendi më i sigurt për vitin 2023, pjesërisht falë shkallës së ulët të krimit. Në vend të dytë është Zvicra, e ndjekur më pas nga Sllovenia.

Nëse marrim në konsideratë variabla të tjerë (si akomodimet me kosto efektive apo vendet e ngrënjes), një tjetër shtet merr “kurorën”.
Në tërësi, Kroacia rezulton vendi më i mirë për “solo travelers” këtë vit!
Ky shtet ka jo vetëm shkallë të ulët krimi, por edhe akomodime të përballueshme (një bujtinë mesatare kushton rreth 14 euro), mijëra restorante dhe shumë aktivitete në natyrë – që nga parqet kombëtare e deri te plazhet e bukura.

Malta u rendit në vend të dytë, e ndjekur nga Sllovenia. Gjithashtu, “Top 10” përfshin  Portugalinë, Islandën, Greqinë, Hungarinë, Spanjën, Singaporin dhe Izraelin.

Ju mund të eksploroni kultura të ndryshme dhe të hapni mendjen tuaj ndaj mënyrave të reja të të jetuarit, ndërkohë që takoni njerëz të rinj”, shkroi Bounce në studim.
Nga ana tjetër, të udhëtosh vetëm mund të jetë një përvojë mjaft e frikshme. Për fat të mirë, për ata që mendojnë të nisin një aventurë të vetme, ne kemi analizuar një sërë destinacionesh të njohura në mbarë botën për të zbuluar se cilat janë më të mirat, më të sigurtat dhe më të përballueshmet për udhëtimet solo në vitin 2023.

Kur bëhet fjalë për atraksionet, Islanda zuri vendin e parë– ka 583 atraksione për çdo 100,000 njerëz. Në vend të dytë dhe të tretë ishin përkatësisht Malta dhe Italia. Ndërkohë, Singapori u rendit në vendin e parë për restorantet me 212 vende për të zgjedhur për çdo 100,000 njerëz.

Sipas studimit, Sri Lanka ka transportin më të lirë. Një biletë kushton vetëm 16 cent në transportin publik, për një drejtim. Nepali ka akomodim të përballueshëm, me një kosto mesatare prej rreth $3.60/nata (hostel).

Burimi: travelandleisure.com/ përshtatur nga editorët e Ema’s Light