Jet2, TUI, Ryanair anuluan të gjitha fluturimet për në ishullin grek të Rhodosit javën e shkuar dhe Ministritë e Jashtme të shumicës së vendeve në BE u kanë kërkuar udhëtarëve të prekur nga zjarret që të ndjekin udhëzimet nga shërbimet greke të urgjencës. Por çfarë duhet të bëjnë pushuesit nëse kanë rezervuar udhëtime në zonat e prekura?
Kompanitë e pushimeve dhe linjat ajrore të kontaktuara nga Ema’s Light thonë se do të zbatohen termat dhe kushtet normale. Sipas Rregullores së Paketave të Udhëtimit, pushuesit mund të anulojnë dhe përfitojnë një rimbursim “nëse ndodhin rrethana të pashmangshme dhe të jashtëzakonshme në vendin e destinacionit ose në afërsi të tij, të cilat ndikojnë ndjeshëm në performancën e paketës ose transportin e pasagjerëve në destinacion”.
Por nëse autoritetet nuk nxjerrin udhëzime që i bëjnë të pamundura aktivitetet normale të pushimeve, është e vështirë të shihet se si mund të zbatohet rregulli gjatë valës së të nxehtit.
Megjithatë, pushuesit me një polic sigurimi udhëtimi në të cilën është deklaruar një gjendje shëndetësore para-ekzistuese, mund të kenë arsye për të kërkuar anulim nëse marrin këshilla specifike mjekësore kundër udhëtimit në një vend shumë të nxehtë.
Po sikur të udhëtoj në gusht?
Pushuesit që kanë rezervuar për të shkuar në ishujt grekë në gusht nuk këshillohen të ndryshojnë planet e tyre tani për tani. Autoritetet vendase pohojnë se situata tashmë është e menaxhuar mirë dhe nuk ka vend për panik. Për ata që kanë një datë të ardhshme udhëtimi, anulimi do të thotë se do të humbni “të gjitha ose disa nga paratë tuaja”, pasi në shumicën e vendeve zjarret janë qetësuar.
Isha në vendet e zjarrëve, a mund të marr një rimbursim?
Rregulloret e Paketave të Udhëtimit thonë se pushuesit mund të anulojnë dhe të marrin një rimbursim të plotë “nëse ndodhin rrethana të pashmangshme dhe të jashtëzakonshme në vendin e destinacionit ose në afërsi të tij, të cilat ndikojnë ndjeshëm në performancën e paketës së prenotuar të udhëtimit ose transportin e pasagjerëve në destinacion. “. “Nëse jeni njoftuar se pushimet tuaja në ditët e ardhshme janë anuluar, atëherë kompania juaj e udhëtimit do të jetë në gjendje të diskutojë opsionet tuaja me ju .
Sipas autoriteteve zyrtare, Greqia do të ofrojë një javë pushimi falas në ishullin Rodos në Egjeun lindor për ata turistë që u detyruan të ndërpresin qëndrimin e tyre për shkak të zjarreve të fundit. Ministria e Brendshme greke ka bërë me dije se, java e pushimeve do të jetë në pranverën e ardhshme dhe vjeshtën e ardhshme. Sipas tyre, kjo do të sigurojë që ata të kthehen në ishull dhe të shijojnë bukurinë e tij natyrore. Për datat dhe hotelin, secili pushues duhet të kontaktojë më agjencinë me të cilën ka bërë paketat e mëparshme.
Jini të Përgatitur
Një udhëtar i zgjuar është gjithmonë i përgatitur. Përvetësoni idenë se “mund të më ndodhë mua”.
Nëse keni nevojë të evakuoheni, bëjeni këtë sa më parë që të shmangni marrjen e burimeve kritike nga vendasit. Nëse nuk keni mjet personal dhe po përdorni transportin publik të vendit ku keni udhëtuar, mendoni gjithnjë për një plan rezervë se si mund ta largoni veten në mënyrë të sigurt nga rreziku. Mbani një çantë urgjence me një kuti të ndihmës së parë, ujë, batanije, karikues celulari, ilaçe rezervë, një radio për të marrë transmetime të motit të urgjencës dhe maska N-95 që mund të ndihmojnë në filtrimin e grimcave të tymit. Sigurohuni që të dashurit tuaj të dinë saktësisht se ku jeni, në mënyrë që të mund t’ju gjurmojnë nëse ka një urgjencë gjatë pushimeve tuaja. Kërkojuni atyre t’ju lajmërojnë nëse mësojnë për rreziqet nga zjarri në zonën ku ndodheni.
Koha më e mirë për të planifikuar një krizë është përpara se të ndodhë kriza. Le të shpresojmë që asnjë nga ne të mos përjetojë situata të tilla!