Planifikimi i udhëtimit:
Për shtetasit Shqiptarë kërkohet vizë të cilën e merrni lehtësisht tek Ambasada Japoneze në Tiranë
Unë kam udhëtuar në Mars 2019:
Tiranë-Vjenë / Vjenë-Tokio (rreth 11orë)
Çmimi: ~900€/pp
Hoteli: Apa Hotel Asakusa 3* / 3 netë / €360 double room. Dhomat e hoteleve në Tokio ndonjëherë duken mikroskopike
Nga aeroporti Haneda në hotel ka disa mënyra transporti, por për të kombinuar prakticitetin me buxhetin, ne zgjodhëm linjën e trenit ‘Keikyu’ për në ‘Asakusa Station’. Udhëtimi zgjati rreth 50-60min dhe kushtoi ~670yen (€5.3)/pp
Tips:
Valuta: YEN Japonez (1 euro = 126.67 yen)
Transporti publik: Treni dhe metroja janë përgjithësisht opsionet më të përshtatshme. Një rrugë me metro në Tokio mund të kushtojë rreth 200-300 yen (1,60-2,40€).
Suica ose Pasmo janë smart cards rimbushëse, përdoren për disa mjete transporti.
Për distanca të largëta me tren, Japan Rail Pass (JR Pass) është opsion i mirë por merret për 7 ditë e lart.
Rregullat e mirësjelljes: Japonia është vendi më i pastër dhe me rregulla që kam hasur në të gjitha udhëtimet e mia. Rradhat mbahen me kujdes, asnje bisht duhani nuk gjen në tokë, nuk flitet me zë të lartë, ka shenjestrim kudo (për çdo nevojë tënden, ata kanë menduar më parë)
Cash: edhe pse është një vend super high tech, më bëri çudi të shihja që vendasit operonin shumë me cash dhe jo kudo pranohej karta e kreditit (ose euro).
Tualetet: Sado qesharake të tingëllojë që e rreshtoj si zë më vete, tualetet ishin aq high tech sa nevojitej manual përdorimi
Ndenjëset kishin ngrohje, disa funksione për rrjedhjen e ujit apo bidesë si edhe mundësinë e tingujve të ndryshëm për të ofruar privatësi
Në lidhje me itinerarin do të shkruaj shumë më gjatë në story, por ne qëndruam 3 netë në Tokio dhe 3 netë në Kioto.