Të shkruash për vendet që sheh, pëlqen e me te cilat dashurohesh në këtë botë kaq të madhe me kultura te larmishme, është një përvojë shumë interesante. Edhe ne qe nuk jemi shkrimtar profesioniste por udhetar te apasionuar, shpesh ndiejmë nevojën për të ndarë përshtypjet tona me të tjerët – familjen, miqtë ose lexuesit qe na ndjekin ne platforma te ndryshme. E ne fakt, keshtu nisi gjithcka per mua…U gjenda ne nje kohe pandemie ne nje, e me pas ne disa hotele ne Shqiperi sikunder nuk kishim mundesi te udhetonim gjetke, e keshtu ndieva nevojen te pershkruaja cdo detaj sepse kisha shume per te thene. Ne te gjithe kemi shume per te thene kur behet fjale per turizmin vendas, por nder vite e kam patur te veshtire te gjej nje pike referimi per te mesuar paraprakisht rreth vendeve qe do te vizitoja, e kjo ka sjelle mjaft te papritura shpesh edhe te pakendshme.
Kam qene e surprizuar nga mbeshtetja qe mora qe ne fillim te kesaj nisme, gje qe tregon qartazi vakumin qe kishte ne kete fushe. Nga njera ane qendronte nevoja per te dhene informacion paraprak, e nga ana tjeter deshira e cila ka ardhur duke u forcuar dhe maturuar per te ndikuar ne nje sens pozitiv mbi sherbim-dhenesit Shqiptar ne fushen e kulinarise dhe mikepritjes.
E ndersa ka plot njerez si une qe gjejne veten ne pershkrime te eksperiencave pozitive apo negative, nuk mund te fsheh faktin qe te besh “review” te perball me veshtiresi shume-planeshe. E ndiej se ka nje mungese ekspozimi dhe informimi si nga ana e bizneseve ne ate cka duhet te ofrojne (perfshire ketu edhe te drejtat e konsumatorit), ashtu edhe nga vete klientet edukimi i vazhdueshem i te cileve nuk do te sillte asgje tjeter vecse nje sintoni me ofruesit e sherbimeve.
Nje nga reagimet me te shpeshta qe has (si nga ana e bizneseve ashtu edhe nga ndjekesit hera heres), eshte koncepti se ne Shqiperi eshte shume e veshtire te besh biznes sepse ka problematika financiare, implikime me shtetin, nevoja te pa-plotesuara me staf e te tjera si keto, duke me bere disi fajtore per pershkrimin REAL te eksperiences sime. Une iu bashkohem totalisht ketyre shqetesimeve nese e shtroj biseden si nje analiste finance, por analistet para se te shkojne Pro nje investimi bejne disa “vleresime biznesi” e nje parashikim te ecurise. E keni menduar ndonjehere pse Shqiperia nuk ka McDonald’s apo Starbucks? Sepse kane vleresuar qe nuk ka treg mjaftueshem per te justifikuar kostot e investimit si edhe sigururimin e vazhdimesise. Tregu jashte eshte edhe me i veshtire sa i takon procedurave per te hapur nje biznes, kontrolleve te cilesise/higjienes, taksave shume here me te larta, perballjes me sindikatat etj. Pse e humbi Nokia momentum-in e u thye nga konkurenca e forte e Apple-it? Edhe Nokia kishte investime kolosale, kredi, perkushtim, por Nokia nuk diti te jete proaktive.
Bizneset duhet te kuptojne se nuk mund te fajesojne as tregun ku operojne, e as klientet per problemet e tyre. Me zhvillimin e digjitalizimit, konsumatoret jane gjithmone e me kerkues, tregu i lire eshte gjithmone e me konkurues. Bizneset duhet jene te afte te kapin dinamikat e nevojave te klienteve, e nuk mund te justifikojne mungesat ne sherbim me problemet e tyre financiare; klienti nuk ka pse te kete empati. Klienti eshte aty per te kaluar nje kohe te mire per te cilen ka paguar dhe biznesi duhet te kuptoje se nese nuk synon perfeksionin, mund te edhe te deshtoje.
Te dashur biznese, JO TE GJITHE DO TE KENI SUKSES, kjo nuk eshte e mundur ne asnje vend te botes. Nese doni te jeni te sukseshem, perpiquni me shume…