/

Vila Estia Tiranë / Review

Ajo që tërheq shumë në këtë vend është se nuk ka manifestime luksi, është një vilë e vjetër e kthyer me shumë shije në njç ambient mikëpritës. 

Këtë restorant e zgjodhëm për të festuar një darkë të vecante në çift. Restoranti nuk ndodhet në ndonjë rrugë kryesore e më kujton ato rrugicat e vogla jashtë Shqiperisë ku ti spikat një vend pa ndonjë investim të dukshëm, e kur porosit mbetesh e mrekulluar nga kuzhina.

Une kisha qenë te Estia për herë të parë me kolege në vitin 2018 dhe na kish qëlluar të paguanim rreth 5,000L për person. 
Natën që shkuam çift, ajo që kuptova ishte se ne kishim porositur shumë shishe verë me kolegët e kjo kish rritur çmimin total. Po veçoj disa nga pjatat që porositëm dhe fatura nuk shkoi më shumë se 6,000L (nëse nuk porosisni shishe vere më vete):

  • Kujdes: buka apo kuleçët e shtëpisë janë të larmishëm e shumë tundues. Mos u mbingopni 😊
  • Sallata iceberg me pak rukola, pomodorini, avokado, pak rrush te thatë, stika pishe, e marinuar me salcë portokalli dhe koper, kishte përbërës të freskët, të harmonizuar shijshëm. 
  • Kërpudha të mbushura: jo në çdo vend i shijoj sepse pjesa e trupit të kërpudhës në disa vende qëndron në shije toke të papërpunuar e ndonjëherë mjaft të lëngshme. Tek Estia i kam shijuar më shumë se kudo, ishin sjelle në një shije të pasur e me mbushje qe të shkrinte në gojë. 

 

  • Foie Gras: këtë delikatese franceze e kam merak të veçanzë dhe Estia është në mendimin tim një vend që e gatuan mëlçinë me përpikmëri, e kombinon me gliko shumë mirë me fiku dhe e shoqëron me bukë të thekur (do sugjeroja një ‘gingerbread’ meqë tipikisht foie gras shoqërohet me të, sidoqoftë praktikat janë të ndryshme dhe nuk ka limitime). 

 

  • Fileto viçi: Ndërsa e prisja, më jepte një ndjesi të mëndafshtë e një shije shumë të pasur, teknika e gatimin më ngjau e përsosur. 
  • Ëmbëlsirat i shijova, e vetmja keshillë që kam është të mos teprohet me përdorimin e fikut. 

Tip: përpara orvatjes për parkim, futuni njëherë te rrugica e Estias. Ka të ngjarë të gjeni hapësirë sepse ka 2 ose 3 vende rezervuar për restorantin. 

Agroturizëm Arbër 32