//

9 vendet kryesore që duhet të vizitoni në Bolonja

Emilia-Romagna është një rajon në veri të Italisë i njohur për qytete mesjetare dhe ushqime shumë të dashura.

Pikërisht në zemër të Emilia-Romanës është qyteti i Bolonjës vendosur midis Venecias dhe Firences. Bolonja konsiderohet si ‘food capital’ ose kryeqyteti i Italisë dhe një nga pseudonimet e saj është ‘La Grassa’ ose e majmja 😆

Në fakt, është emër i gjetur sepse ushqimet tradicionale janë mortadella, tagliatelle me ragu, proshutë Parma, uthull balsamike, djathë Parmigiano-Reggiano, tortellini në brodo e shumë të tjera. 

✈️ Udhëtimi me Wizzair: €70/pp me bagazh dore

🏩 Hoteli: Boutique Hotel Re Enzo: €130 standard room pa mëngjes të përfshirë. Vendndodhje shumë e mirë por dhomë e vjetër.

⛪️ Çfarë nuk duhet të lini pa vizituar:

  1. Piazza Maggiore
  2. Quadrilatero – një treg mesjetar
  3. San Luca Sky – një çati nga ku mund të shijohet një panoramë magjepsëse
  4. Finestrella – dritarja sekrete (mua më qelloi kanali i tharë dhe u zhgënjeva paksa por në kohë të lagësht bëhet bukur)
  5. Katedralja Metropolitane e San Pietros
  6. Kullat Asinelli dhe Garisenda – reliket e pasurisë së Bolonjës
  7. ‘Museo Internazionale’ dhe ‘Biblioteca della Musica’
  8. Kulla Due Torri dhe Porticoes që ndodhen kudo
  9. Universiteti i Bolonjës – universiteti më i vjetër në botë 

🧀 Sugjerime për restorante:

Trattoria Battibecco

Trattoria Da Me

Le Moline Bologna 

Po ju vetë a keni qenë në Bolonja më parë? Ç’mund të na sugjeroni përtej këtij shkrimi?

Paçi sa më shumë udhëtime përgjatë vitit 2023