Të shkruash për udhëtimet jo vetëm që të shton pasionin, por të bën edhe më të vetëdijshem si për nevojat që ka komuniteti ashtu edhe për sezonalitetin e këtyre nevojave. “Më bëj një nder dhe shkruaj që pate eksperiencë të tmerrshme, ndryshe s’do të gjejmë më kurrë disponueshmëri” – më tha nje mik me të qeshur kur bëra një post në Instagram rreth një vendi me deborë që vizituam një fundjavë. Nisur nga dilema më e shpeshtë që hasim përgjatë fundjavave dimërore, në këtë shkrim do të gjeni një listë të vendeve më të preferuara nga lexuesit tanë.
Kulla e Bajraktarit – Bogë
Hoteli ndodhet në Bogë, përmban akomodim me një peizazh shumë të ëmbël në natyrë, parkim privat, një tarracë dhe një restorant. Hoteli ka vendosur 4 yje dhe përmban SPA dhe qendrën Wellness me një pishinë të brendshme, sauna dhe vaskë të nxehtë, si edhe një bar. Lexoni këtu shkrimin e detajuar nga Ema’s Light.
Mëngjesi ofrohet bufe, përmban opsione kontinentale ose vegjetariane.
Çfarë klientët kanë pëlqyer:
- Strukturën e hotelit
- Ushqimin tradicional
- Pishinën dhe saunën
Çfarë mund të përmirësohet:
- Izolimi i dhomave
- Ngrohja e pishinës
North Alpine Villas – Bogë
E vendosur në Bogë, 25.7 km nga Parku Kombëtar i Thethi, North Alpine ofron disa vileta me një peizash të mrekullueshëm, me dhoma luksoze të cilat kanë akses në një kopësht të vogël të gjelbëruar, si edhe një vaskë të nxehtë vendosur në ambientin e jashtëm të vilës. Disponon parkim privat.
Çfarë klientët kanë pëlqyer:
- Rrugën e rregulluar që të çon tek viletat
- Privatësinë dhe qetësinë
- Mikëpritjen profesionale dhe pastërtinë
- Vaskën e nxehtë
- Kuzhinën dhe të gjithë pajisjet që plotësojnë çdo nevojë
Çfarë mund të përmirësohet:
- Mungesa e opsionit për të paguar me kartë dhe jo vetëm me cash
- Izolimi dhe mungesa e kondicionerëve
Mështekna – Brezovicë
E vendosur në Brezovicë, Mështekna ofron disa vileta me pamje malore, me dhoma të ngrohta pajisur me oxhak.
Çfarë klientët kanë pëlqyer:
- Design-i malor i dhomave
- Pastërtia
- Shërbimi shumë miqësor
- Qetësia dhe peizazhi
Çfarë mund të përmirësohet:
- Vendnodhja në google map jo e saktë dhe sinjalistika për të mbërritur në vile mungon
- Pajisjet e kuzhinës janë jo të plota
- Rruga me deborë duhet patur kujdes sepse jo gjithmonë është e pastruar sië duhet
Abonohuni për të mos humbur
asnjë artikull nga Ema’s Light!
Vila Columbus – Vermosh: Me vendndodhje pranë Lumit të Vermoshit, Vila Columbus është një investim totalisht i ri (Dhjetor 2022), me dalje në një ballkon, wifi dhe parkim privat.
Çfarë klientët kanë pëlqyer:
- Design-i malor i dhomave
- Pastërtia dhe pajisjet e nevojshme
- Prania e oxhakut brenda në vilë
- Fakti që mund të porosisësh në dhomë pa qenë nevoja për të gatuar
Çfarë mund të përmirësohet:
- Investimi është ende shumë i ri dhe përgjithësisht nuk ka patur komente negative
Villa Route – Rugovë
Vendosur në Rugovë-Pejë, Vila Route është një tjetër investim i ri (Maj 2022), ndodhur në majën e shtigjeve Ballkanike, me një kopësht të vogël, wifi, dhe parkim privat. Disa nga njesitë e vilës kanë tarracë dhe ballkon.
Çfarë klientët kanë pëlqyer:
- Vendndodhjen
- Mikëpritjen fantastike ku pronarët ndihmojnë me pije në çdo orë të ditës
- Dyshekët apo pajisjet në vilë
Çfarë mund të përmirësohet:
- Shkallët e shpeshta deri në destinacion shfaqin vështirësi për të moshuar apo fëmijët e vegjël
- Mungesa e një lavastoviljeje
- Mos prania e ndonjë kafeneje apo restoranti që aksesohet pa makinë
Këto janë vetëm disa nga mundësitë e panumërta që ofron relievi malor Shqiptar, ku turizmi është në hapat e parë por me një potencial të jashtëzakonshëm…