11 gjëra që duhet të dini përpara se të fluturoni me WIZZ AIR

Nëse planifikoni të udhëtoni me Wizz Air, nje kompani "low cost", është e rëndësishme të jeni të informuar për disa kushte apo rregulla, mos-zbatimi i të cilave shpesh shkakton polemikë. Në këtë postim do të gjeni disa udhëzime të rëndësishme:

Courtesy of Wizz Air

1. Në çmimin bazë të biletës përfshihet vetëm “carry-on bag” me përmasa 30x20x40cm
2. Cabin bag (valixhja e dorës 10kg) dhe çdo valixhe tjetër ka një pagesë shtesë
3. Nëse paguani “Wizz Priority” përveçse “carry on bag” (çante shpine me përmasat më lart), mund të merrni edhe një cabin bag (ajo e zakonshmja) me përmasa 55x40x23cm por KUJDES, nuk e fusnin dot në bagazh stivë, të dyja këto çanta merren vetëm në kabinë.
4. Duhet të kryeni online “CHECK-IN” maksimumi 3 orë përpara fluturimit, në të kundërt do të paguani rreth €40/person
5. Check-in bëhet i disponueshëm vetëm 48 orë përpara fluturimit (përveçse nëse keni paguar shtesë për “seat selection”)
6. Nëse keni paguar për “seat selection”, pra për të përzgjedhur ndenjësen në avion, ateherë check-in bëhet i disponueshëm nga 30 ditë deri në 3 orë përpara fluturimit
7. Karroca e bebave (e palosshme) mund të merret pa pagesë (por nuk lejohet në kabinë).
8. Nëse udhëtoni me femijë të vegjël ju lejohet një cantë shtesë, “free priority boarding”, si edhe ushqime/pije për bebet
9. Sedilja e makinës së foshnjës merret vetëm përkundrejt pagesës së një bilete shtesë
10. Fëmijët e moshës 2-14 vjec paguajnë njësoj si të rriturit
11. Ushqimet e ngurta dhe 10 lëngje nën 100ml lejohen në cantën e kabinës, ndërsa lëngjet mbi 100ml duhen vendosur në bagazh stivë.