Ka jo pak pasiguri rreth planifikimit të udhëtimeve në këtë periudhë grevash, ndaj në këtë artikull po ndaj me ju disa informacione aktuale:
Cilat vende Evropiane kanë greva në aeroporte?
Francë – Kontrollorët francezë të trafikut ajror kanë qenë në grevë për më shumë se 30 ditë në vitin 2023 (jo çdo ditë rradhazi). Kjo ka prekur Ryanair më shumë se çdo kompani tjetër ajrore dhe më shumë se 3000 fluturime janë anuluar si rezultat. Sindikatat kanë bërë thirrje për një tjetër proteste në disa sektorë – përfshirë transportin – më 13 prill.
Spanjë – Nga data 27 shkurt deri më 13 prill, është bërë thirrje për një sërë grevash 24-orëshe çdo të hënë, të martë dhe të enjte.
Deri më tani, këto greva nuk kanë shkaktuar vonesa të konsiderueshme.
Gjermani – Në fund të Mars 2023, Gjermania u përball me greva mbarëkombëtare. Aktualisht punonjësit e sektorit publik gjerman kanë hyrë në një periudhë arbitrazhi pas bisedimeve jopërfundimtare mbi pagën. Kjo do të thotë se grevat që kanë goditur sektorin e transportit në javët e fundit janë pezulluar tani për tani. Megjithatë, ato mund të rifillojnë në fund të prillit.
Britani – Udhëtimet pritet të impaktohen si rezultat i grevave të Zyrës së Pasaportave. Nga data 3 prill dhe e deri të premten, 5 maj 2023, më shumë se 1000 punonjës janë vendosur në grevë për pesë javë.
Çfarë duhet të bëni nëse ka greva aeroporti teksa ndodheni me pushime?
- Linjat ajrore janë të detyruara të ndajnë informacionin më të fundit që ndikon në udhëtimin tuaj. Nëse ndodheni në një aeroport ose linjë ajrore të ndikuar nga grevat, kontrolloni informacionin më të fundit të fluturimit në faqen e internetit të aeroportit të nisjes (psh nësë niseni nga Franca. kontrolloni website-n zyrtar të aeroporit ku pritet të fluturoni), dhe zgjidhni të njoftoheni me e-mail dhe me SMS për t’u përditësuar me lajmet më të fundit.
Nëse fluturimi juaj vonohet ose anulohet per shkak të një greve, linja ajrore duhet t’u ofrojë udhëtarëve transport alternativ. Nëse kompania ajrore nuk e përmbush këtë detyrim, ju duhet të t’i linjës ajrore një rimburesim sepse ju takon (edhe nëse ju thonë që nuk ju takon) 🙂
Referencë: Condé Nast Traveller U.K. / skift.com / gulfnews.com