A duhet të paguani për të vizituar Venecia-n? Ja çfarë duhet të dini për tarifën e hyrjes

Është një nga pyetjet më të shpeshta nga vizitorët që përgatiten për një udhëtim në Venecia: a duhet të paguaj një tarifë hyrjeje?

Courtesy of Unsplash

Kjo skemë u diskutua fillimisht përpara pandemisë por, mungesa e vizitorëve përgjatë COVID-19, natyrshëm la të nënkuptohej që ky hap do të shtyhej. Që atëherë, shifrat e turistëve janë rritur ndjeshëm dhe qyteti ka “ringjallur” propozimin e biletave. Por, a do të zbatojë Venecia tarifën e hyrjes në vitin 2023?

Photo by Unsplash

Përse Venecia po prezanton një tarifë hyrjeje?
Përpara pandemisë, numri i vizitorëve ditorë ishte sa dyfishi i popullsisë rezidente. Pra, për të lehtësuar problemet e mbiturizmit që mundojnë Venedikun, u propozua në tarifë hyrjeje. Kjo biletë ishte vetëm për turistët që nuk qëndrojnë një natë në qendrën historike (pasi ata që rezervojnë një natë ose më shumë, paguajnë një taksë turistike).

Fitimet nga tarifa e biletës do të shkojnë drejt shërbimeve që përfitojnë banorët e Venecias, duke përfshirë mirëmbajtjen, pastrimin dhe uljen e kostove të jetesës.

Kush duhet të paguajë tarifën e hyrjes për të vizituar Venecia-n?
Sipas sistemit të propozuar, të gjithë vizitorët në Venecia do të duhet të regjistrojnë vizitën e tyre. Megjithatë, vetëm ata që bëjnë një udhëtim ditor në qytetin lundrues do të duhet të paguajnë tarifën e hyrjes. Udhëtarët që mbërrijnë me transport publik ose me mjete private duhet të rezervojnë paraprakisht vizitën e tyre. Vizitorëve që rrinë disa ditë nuk u kërkohet të paguajnë, duke përfshirë banorët e rajonit të Venetos, studentët dhe ata që vizitojnë anëtarët e familjes që banojnë në qytet.

Bileta e hyrjes do të kushtojë nga €3 deri në €10, në varësi të sezonit.

Kur do të duhet të paguani për të vizituar Venecia-n?
Vitin e kaluar, autoritetet e Venecias njoftuan se tarifa e hyrjes ishte vendosur për në 16 janar 2023. Megjithatë, këshilli i qytetit  ka thënë se skema do të shtyhet përsëri. Nuk kanë dhënë ende një datë të saktë, por mesa duket turistët nuk do paguajnë as përgjatë vitit 2023.

Burimi: www.forbes.com, përpunim dhe përshtatje nga editorët e Ema’s Light.