///

Restorant Ndryshe Tiranë / Review

Ne prindërit e dimë fare mirë se sa shlodhëse është në të vërtetë fundjava, e nëse ka një mundësi për të gjetur pakëz paqe, vihemi pas gjurmimit të vendeve që na pranojnë siç jemi: të zhurmshëm!

Restorant Ndryshe by Ema's Light

Pyetja më e shpeshtë që më bëhet në prag fundjave është: “Ema, ku të shkojmë me fëmijë?” Edhe pse jam shumë e vonuar me opsionet, kohët e fundit kam patur një vëmendje të shtuar per t’ju dhënë ide se ku ta pini atë kafen e shumë-dëshiruar, pa jua zënë kush në fyt…(e di, e di, oh sa të ëmbëël që janëë fëmijëët, deri në momentin që i ke vetë në shtëpi) :p

Një mikeshë në faqe, më sugjeroi këtë restorant të cilit për të qenë e sinqertë, nuk ia dija ekzistencën. Dua të jem sa më konçize në këtë shkrim në mënyrë që të dini se çdo të gjeni (në prespektivën time sigurisht).

Ambienti me xham i restorantit

Ambienti i jashtëm ishte tejet paqësor sepse ishte i vendosur nën një kodrinë të gjelbërt. Ç’është më e rëndësishmja: kishte lojra të ndryshme për fëmijë, jo thjesht disa shilarëse apo shtëpiza druri por, edhe një platformë me makina, karusel, madje atë të dielë të vizitës sonë, po instalonin edhe disa lojra shtesë me tren lëvizës. Parkimi ishte privat dhe i siguruar nga restoranti.

Menuja dhe ushqimi: menu-ja ishte e larmishme, kishte pica, pasta, kishte elementë tradicionalë siç janë brusketat e misrit (300L), tava e dheut (480L) apo byreqet (350L). Nga ana tjetër , kishte edhe pjata si: foie gras (e cila në mendimin tim nuk i shkon përshtat ambientit), siç kishte edhe tartar viçi (1,200L), ‘vittello tonnato’ (650L), apo mishra të vjetëruar.

Antipastë toke e ngrohtë

Ne porositëm pjata tradicionale, çmimet në tërësi m’u dukën shumë të arsyeshme madje antipastat e pastat më ngjanë tejet ekonomike. Ushqimi në tërësi kish nevojë për fokus (ndonjëherë një menu më e përqëndruar ndihmon). Pjatat tradicionale ishin standarde.
Vlerësova edhe fletët e menusë të dedikuara për të shpjeguar produkte alergjene, si edhe paketimin shumë solid, për disa ushqime që morëm me vete.

Fatura për 3 të rritur dhe e fëmijë

Shërbimi: siç dallohet në foto, unë e vizitova vendin gjatë një dite me mot jo fort të mirë, restoranti ishte i mbushur por jo në atë ‘pikën e vlimit’ sa të kishim probleme në shërbim (siç ndodh rëndom në shumë vende, të dielave). Pjatat erdhën shpejtë e saktë. Kamerierëve i duhet më shumë trajnim në tërësi.

Për ta përmbledhur: restorantin e shoh si një opsion të qetë familjar, me çmime të mira dhe me hapësira të bollshme për organizim eventesh. Kuzhina është e thjeshtë dhe shërbimi politikisht korrekt.