Kjo është linja më e re që do të nisë fluturimet nga Rinasi dhe Prishtina drejt Evropës!

airbaltic tirana prishtina
Photo: airBaltic

Pa mbaruar ende zyrtarisht sezoni veror, linja ajrore nordike airBaltic njoftoi zyrtarisht se do të ofrojë 11 fluturime të reja nga Letonia, Lituania dhe Estonia drejt Ballkanit. Duke filluar nga data 2 maj 2024, airBaltic do të ofrojë fluturime direkte Tiranë – Riga, ndërkohë që linja direkte Prishtinë – Riga do të ofrohet duke nisur nga data 4 maj 2024.

airBaltic ka treguar interes të vazhdueshëm gjatë kohëve të fundit për vendet e Ballkanit, duke nisur këtë vit fluturimet direkte nga vendet baltike drejt Dubrovnikut, Splitit, Selanikut, Korfuzit, Beogradit e Tivatit. Gjatë verës së 2024-ës do të hapen edhe 11 linja të reja, ku përveç Shqipërisë dhe Kosovës, do të ofrohen edhe linja të tjera nga vendet baltike drejt Bullgarisë, Sllovenisë, Maqedonisë, Moldavisë, etj.

Sipas CEO-s së linjës ajrore, vendet e Ballkanit kanë qënë disa prej destinacioneve më të kërkuara nga udhëtarët e vendeve baltike, e për këtë arsye janë identifikuar si një mundësi e mirë zgjerimi për kompaninë. Pritet të shohim se çfarë efekti do të kenë këto fluturime të reja në sezonin veror të 2024-ës dhe nëse do të kemi një rritje të turistëve nga këto shtete përgjatë verës që vjen.

Nëse jeni të interesuar për të fluturar drejt Letonisë, çmimi për një biletë në linjën Tiranë – Riga nis nga €89, ndërsa fluturimet Prishtinë – Riga nisin nga €79. Ju mund të rezervoni biletat tuaja për këto udhëtime në faqen zyrtare të airBaltic.

A do të guxonit të rezervonit një biletë me vende kaq afër me Ukrainën?