Në këtë komunitet udhëtim-dashës, përveç dëshirës për të eksploruar natyrën, historinë apo kulinarinë e një vendi të ri, nuk mund të mohojmë edhe joshjen e parezistueshme të të bërit pazar. Që nga endja nëpër tregjet e zhurmshme, e deri te eksplorimi i butikëve elegantë, edhe kursimtari më i epur e ka të vështirë të kthehet në vendlindje pa bërë ‘shopping’.
Por, a e dini se turistët lënë pas miliona para në rimbursime të pakërkuara nga mungesa e informacionit, ose thjesht sepse e quajnë angari të merren me proçedurat? Në fakt, proçesi është më i lehtë seç paramendohet, e kur artikujt që blini mund të përfshijnë deri në 25% rimbursim të TVSH-së, përse të mos i kurseni ato para?
Si funksionon?
Nocioni ‘Tax Free Shopping’, i referohet në fakt rimbursimit të TVSH-së (tatimit mbi vlerën e shtuar). Sistemi ekziston kryesisht për të promovuar turizmin dhe për të nxitur turistët të bëjnë blerje, duke i lejuar ata të kërkojnë një rimbursim të TVSH-së së paguar për mallrat (ose për disa shërbime specifike). Nëse 5%-25% e çmimit të mallrave që keni blerë, kthehet në arkat e qeverisë për të mirën e qytetarëve – dhe ai qytetar nuk jeni ju – atëherë është mëse e drejtë që kjo shumë t’ju rimbursohet.
Cilat janë kriteret që duhen përmbushur për të përfituar rimbursim?
- Duhet të jeni jo-rezident në vendin që po bëni blerjet. Disa shtete të Bashkimit Evropian, rimbursimin e TVSH-së e praktikojnë vetëm për turistë të cilët nuk janë rezidentë në BE (psh: nëse jeni rezidentë në Gjermani dhe po bëni blerje në Spanjë, nuk e përmbushni kriterin për rimbursim). Nga ana tjetër, edhe rezidentët e Bashkimit Evropian të cilët vizitojnë një shtet jashtë BE-së, mund të përftojnë rimbursim në varësi të destinacionit. Kjo praktikë ndryshon nga shteti në shtet ndaj do ju sugjeroja të shihni faqet zyrtare të disa kompanive që luajnë rol kryesor në ofrimin e shërbimeve të rimbursimit të ‘tax free’ siç janë Global Blue dhe Planet Payment. Aty do të gjeni informacion për rregullat dhe ligjet e çdo shteti, sa i takon rimbursimit të TVSH-së si turist.
- Blerjet duhet të jenë për përdorim personal dhe të eksportohen nga shteti nga i cili po kërkoni rimbursim. Pra, nëse keni një biznes dhe doni të bëni blerje me shumicë, nuk kualifikoheni për të përftuar këtë rimbursim.
- Jo të gjitha mallrat (e aq më pak shërbimet), kualifikohen për rimbursim. Më poshtë gjeni një listë orientuese:
Artikujt që përfshihen Përshkrimi Veshje dhe këpucë Përfshihen veshje, aksesorë dhe këpucët Pajisje elektronike Përfshihen smartphone, laptopë, kamera, tabletë Bizhu dhe ora Përfshihen metalet dhe gurët e çmuar Kozmetikë dhe parfume Përfshihen produkte për kujdesin e lëkurës, makeup dhe parume Suvenire dhe dhurata Përfshihen punimet artizanale, veprat e artit dhe objekte koleksioni Pajisje shtëpie dhe gatimi Përfshihen elektroshtëpiaket e vogla dhe enët e gatimit Pajisje sportive Përfshihen veshje, pajisje sportive dhe pajisje kampingu Libra dhe kancelari Përfshihen romane, libra shkollorë, fletore dhe artikuj shkrimi Lojëra Përfshihen lodrat e fëmijëve, lojërat e tavolinës dhe puzzles Artikujt që NUK përfshihen Përshkrimi Artikuj konsumi Përfshihen ushqimet, pijet dhe duhani Shërbimet Përfshihen hotelet dhe akomodimet, restorantet dhe transporti Automjetet dhe karburanti Përfshihen makinat, motorrat dhe nafta/benzina Pajisje mjekësore Përfshihen ilaçet dhe pajisje mjekësore Sendet e personalizuara Përfshihen objekte të krijuara posaçërisht ose të personalizuara Artikuj me qëllim shitjeje Përfshihen mallrat me qëllim shitjen me shumicë ose pakicë Artikuj dixhitalë Përfshihen e-books, shkarkime dixhitale dhe abonime online - Duhet të dini se jo të gjitha dyqanet marrin pjesë në proces, edhe nëse mallrat që po blini e plotësojnë kriterin për rimbursim. Disa dyqane mund të zgjedhin të mos përfshihen në skemat ‘tax free’ për çështje kompleksiteti administrativ ose thjesht bazuar mbi klientelën që synojnë të kenë si ‘target grup’. Ndaj, do ju sugjeroja të pyesnit në arkë përpara se të bëni pazar, ose të shihni specifikisht për logon e njërit prej partnerëve (psh: Global Blue ka logon e yllit në dyqan). Zakonisht, vende apo qendra tregëtare turistike përmbajnë edhe dyqane të cilat marrin pjesë në rimbursimin e TVSH-se ndaj turistëve.
- Mësoni mbi vlerën minimale që duhet të shpenzoni në dyqanin e shtetit specifik tek i cili po bëni pazar. Kini parasysh se kufiri minimal i referohet vlerës së blerjeve në një dyqan te vetëm. Pra, çdo transaksion për të cilin do të kërkoni rimbursim duhet të jetë i barabartë ose mbi vlerën minimale.. Më poshtë gjeni listën e plotë të vendeve Europiane ku mund të përfitoni nga ‘tax free shopping’:
Shteti Tarifa TVSH Vlera Minimale Austria 20% 75,01 € Belgjika 21% 125,01 € Bullgaria 20% 250 BGN Kroacia 25% 740 HRK Çekia 21% 2001 CZK Danimarka 25% 300 DKK Estonia 20% 38,01 € Finlanda 24% 40 € Franca 20% 100,01 € Gjermania 19% 50 € Greqia 24% 50 € Hungaria 27% 54,001 HUF Islanda 24% 6000 ISK Irlanda 21% 30 € Italia 22% 155 € Letonia 21% 44 € Lituania 21% 55 € Luksemburgu 17% 74 € Malta 18% 100 € Holanda 21% 50 € Norvegjia 25% 315 NOK Polonia 23% 200 PLN Portugalia 23% 61,35 € Rumania 19% 250 RON Sllovakia 20% 100 € Sllovenia 22% 50,01 € Spanja 21% 0 € Suedia 25% 200 SEK Zvicra 8% 300 CHF Turqia 12% 118 TRY
Cilat janë hapat që duhet të ndiqni?
- Pasi të siguroheni që pragu i shpenzimit për të përfituar ‘tax free’ është përmbushur, drejtohuni në kasë dhe kërkojini kasierit t’ju përgatisë formën. Nëse jeni anëtar (jeni regjistruar më parë), i një prej kompanive të mëdha që merren me rimbursimin e ‘tax free’, të dhënat e formularit do të plotësohen automatikisht.
Në të kundërt, do t’ju kërkohet të paraqisni pasaportën që tregon se nuk jeni rezident i BE-së, si edhe të dhëna personale si: email apo numër telefoni. KUJDES: forma ju jep mundësinë të përzgjidhni nëse rimbursimin e kërkoni cash apo nëpërmjet kartës së kreditit. Rimbursimi në cash shoqërohet me komision. Nëse zgjidhni opsionin e kartës së kreditit, duhet të plotësoni kredencialet e kartës manualisht. - Për lehtësi, përpiquni që mallrat e blerë ti mbani veçmas sepse mund t’ju kërkohet t’i paraqisni në doganë në mënyrë që agjenti doganor të sigurohet që mallrat e blera po eksportohen me të vërtetë. Mallrat që keni blerë duhet të jenë të reja dhe të papërdorura. Me zhvillimin e teknologjisë, sistemet në shumë shtete janë të koordinuara në kohë reale mes dyqaneve dhe zyrës së rimbursimit të tax free, ndaj ka gjithnjë e më shumë lehtësira.
- Në aeroport, mbërrini 30 minuta më harët se zakonisht për t’i lejuar vetes kohë me procedurën e rimbursimit. Drejtohuni tek zyra e doganës. Mos harroni të firmosni formën dhe të check-oni të gjitha faturat përpara dorëzimit në doganë. Këtu do të merrni vulën doganore.
- Gjeni zyrën apo kioskën më të afërt të partnerit specifik, si psh: Global Blue. Pasi të dorëzoni faturat, agjentët do t’ju përllogarisin shumën që ju takon, të cilën mund të vendosni ta tërhiqni cash ose të dërgoni faturat në një nga postat e aeroportit. Parterët specifikë të rimbursimit të TVSH-së, mbajnë edhe një komision.
A ka procedura të tjera kur ktheheni në Shqipëri?
Nëse jeni duke u kthyer në rrugë tokësore dhe vlera e produketeve që po sillni është nën 300 € për udhëtar (150 € për fëmijët nën 15 vjeç), nuk keni nevojë të bëni asnjë procedurë ekstra. E njëjta gjë vlen edhe për udhëtarët që kthehen në rrugë ajrore ose detare, por në këtë rast kufiri është 430 €.
Në rast të kundërt, nëse produktet nuk kanë qëllim tregtar, duhet që pranë doganës shqiptare të kryhet një deklarim i thjeshtuar doganor.
Shpresojmë të kemi qënë sa më të qartë në shpjegimin tonë. Për çdo gjë, mos ngurroni të pyesni në forumin e Ema’s Light ose në Instagram 😊