Turizmi gjatë kësaj vere ka qenë padiskutim një degë e fuqishme e ekonomisë botërore. Pushuesit janë shfaqur vazhdimisht aktiv, duke lëvizur sa në një vend në tjetrin.
Por, teksa turistët kategorizohen në bazë të preferencave të tyre, një pjesë e konsiderueshme zgjedhin resortet për të kaluar pushimet.
Kjo zgjedhje vjen si pasojë e kërkesës së komoditetit dhe mundësisë për t’i patur gjërat lehtësisht të aksesueshme.
Sidomos gjatë viteve të fundit ka lindur një problematikë, e cila ka të bëjë me hapësirat e dedikuara për të qendruar në plazh apo në pishinat e resorteve.
Pra, turistët paguajnë shumën e tarifuar nga biznesi, por për shkak të fluksit të madh, hoteli nuk ka në dispozicion mjafueshëm shezlongë për të përballuar numrin e pushuesve, duke sjellë kështu pakënaqësi apo herë-herë edhe probleme. Nëse e gjykojmë objektivisht, nuk është e drejtë që dikush që paguan resortin, t’i duhet të gjejë një opsion tjetër për të marrë rreze dielli, për shkak se nuk arrin të gjejë vend.
Kjo situatë ka bërë që pushuesit të zgjohen herët në mëngjes, në mënyrë që të zënë shezlongët, në të kundërt do bëhet e vëshitrë për ta.
Por, duket se disa resorte specifike kanë menduar deri në detaje për këtë situatë, duke bërë që numri i shezlongëve të vendosur të jetë më i madh se kapaciteti që ka resorti për të akomoduar turistë. Në këtë mënyrë, nuk do të ketë më zgjime herët apo konflikte të ndryshme mes njerëzve.
Sipas “The Sun” ekspertët kanë gjykuar se raportin më të mirë e ka Hotel Lyttos Beach në Kretë / Greqi, i cili ka 3500 shezlongë të disponueshëm, të vendosur nëpër shtatë pishina dhe në plazhin e hotelit. Kapaciteti maksimal i hotelit është 2150 pushues, kjo do të thotë se “lufta për shezlongë” nuk do të jetë më një problem në këtë hotel.
Ky nuk është i vetmi hotel që ka vendosur të zgjedhë këtë strategji. Në këtë listë përfshihen edhe hotelet “Akti Imperial Deluxe Resort”, “Spa Dolce by Wyndham” dhe “Lindos Imperial Resort & Spa”, të tre këto hotele me lokacion në Rodos, si edhe “Rixos Premium Seagate” ne Sharm El Sheikh dhe “Titanc Palace” & “Aquapark Resort” në Hurghada/Egjipt.
Me këtë ‘boom’ turistik që ka pësuar vendi ynë, turizmi i të cilit është ende nën zhvillim, këto qasje duhet t’i shohim patjetër si një shembull shumë i mirë, nga ku mund të huazojmë aspekte të rëndësishme të menaxhimit të hotelerisë.