Momentalisht, Evropa është pushtuar nga protestat dhe grevat, me shumë punonjës që janë të pakënaqur që inflacioni i lartë nuk ka sjellë rritjen e rrogave të tyre. Këto greva janë parashikuar në shumë shtete të Evropës dhe mund të prekin seriozisht planet tuaja të udhëtimit.
Fatmirësisht, më poshtë mund të gjeni të gjithë informacionin e nevojshëm për këto greva në shtetet evropiane, të cilin mund ta gjeni më poshtë.
Kini parasysh se nëse fluturimi ose treni juaj anullohet ose shtyhet, ju keni të drejtën e rimbursimit. Lexoni guidën tonë për të zbuluar se si të përfitoni.
Evropë: Kontrollorët e trafikut ajror votojnë për një marrëveshje potenciale
Union Syndicale Bruxelles (USB), një union që përfaqëson punonjësit e sektorit publik në BE, ka arritur një marrëveshje në princip me Eurocontrol për të ndaluar grevat javore këtë verë. Oferta është duke u votuar nga anëtarët e unionit dhe USB po shpreson për një përgjigje pozitive, pas të cilit lajmërimi për grevë do të tërhiqet. Stafi i Eurocontrol, që menaxhon qiejtë evropianë, kërcënoi të ndërmerrte një grevë me vetëm pesë ditë paralajmërim në çdo periudhë përgjatë gjashtë muavje të ardhshëm. Ky staf është pjesë e qendrës së menaxhimit të rrjeteve të Eurocontrol. Ai luan një rol thelbësor në sigurimin e mbarëvajtjes së trafikut ajror në kontinent, pasi aprovon planet e fluturimit të avionëve dhe kontrollon dhjetëra mijëra mesazhe në ditë.
Francë: Paralajmërim mbi protestat në vend
Protestat dhe grevat mbi rritjen e moshës së pensionit në Francë po vazhdojnë ende, pas vendimit të presidentit Emmanuel Macron. Edhe pse ritmi i këtyre protestave është ulur, protestat e kontrollorëve ajrorë ende po prekin udhëtarët, me Ryanair që vendosi të anulonte 900 fluturime në Qershor. Vonesat e fluturimeve gjithashtu po pengojnë trafikun ajror në Europë, duke shkaktuar probleme dhe në vendet e tjera.
Angli: Protesta në rrjetin hekurudhor dhe aeroporte
Stafi i sigurisë në aeroportin London Heathrow ka vendosur të mos zhvillojë protestën e tyre, pasi votuan të aprovojnë rritjen e pagave. Më shumë se 2,000 punonjës kishin planifikuar një protestë që do të zgjaste 31 ditë. Megjithatë, momentalisht aeroporti Heathrow deklaron se pret një “verë të shkëlqyer” për të gjithë udhëtarët.
Protestat gjithashtu janë ndalur në aeroportin London Gatwick, ku tre nga katër kompanitë e përfshira kanë pranuar rritjen e rrogës. Kompania e katërt është ende në negociata. Këto kompani punonin në transportin e bagazheve dhe mirëmbajtjen e avionit në tokë dhe një protestë e tyre do të shkaktonte probleme të mëdha në periudhën me më shumë punë të vitit. Linjat e prekura nga këto protesta do të ishin easyJet, TUI dhe Wizz Air. Megjithatë, easyJet ka anulluar paraprakisht rreth 1,700 fluturime gjatë datave të paralajmëruara, prandaj nëse do të udhëtoni midis datave 4-8 Gusht drejt London Gatwick, bëni mirë të verifikoni fluturimin tuaj.
Në aeroportin e Birmingham, punonjësit e shërbimit të furnizimit me naftë kanë paralajmëruar një protestë me kohëzgjatje të pacaktuar duke nisur nga data 15 Gusht. Kjo protestë pritet të sjellë fluturime të anulluara me linja si TUI, Wizz Air, easyJet, Ryanair, Lufthansa & Emirates.
Nga 31 Korriku e deri më 5 Gusht, makinistët e 15 kompanive të trenave në Angli kanë lajmëruar se nuk do të punojnë pas orarit. Ka shumë mundësi që qindra trena të anullohen çdo ditë sidomos në Londër, si dhe të ketë ndryshime të shumta oraresh.
Itali: Asnjë protestë e planifikuar momentalisht
Edhe pse protestat në industrinë nuk janë aspak të pazakonta në Itali gjatë sezonit veror, gjatë kësaj vere është arritur një marrveshje ku nuk do të ketë protesta të punonjësve të trafikut ajror midis datave 27 Korrik – 5 Shtator. Megjithatë, do të ishte mirë të kontrollonit gjithsesi për siguri përpara udhëtimit tuaj.
Belgjikë: Pilotët e Ryanair paralajmërojnë protesta
Pilotët e Ryanair protestuan fundjavën e kaluar, duke sjellë anullimin e rreth 100 fluturimeve. Ata kanë lajmëruar se grevat dhe protestat mund të vazhdojnë deri në Tetorin e vitit 2024. Pilotët kanë kërkuar falje paraprakisht, duke shpjeguar se po protestojnë pasi kompania Ryanair ka kërkuar të ulë orët e tyre të pushimit dhe se ende po mban pagat në nivelet e pandemisë.
Greqi: Zjarret vazhdojnë të rrezikojnë ishujt
Edhe pse Greqia nuk është e prekur nga protesta, zjarret në ishujt e Rodos dhe Korfuzit kanë sjellë evakuime dhe anullime të disa fluturimeve. Rekomandojmë që të monitoroni herë pas here në vazhdimësi situatën.
Portugali: Protesta të stafit tokësor në aeroportet e të gjithë vendit
Në datat 5-6 Gusht, stafi tokësor në aeroportet e Portugalisë ka lajmëruar protesta. Këto pritet të sjellin vonesa gjatë check-in, kalimit të sigurisë dhe marrjes së valixheve. Ekziston gjithashtu mundësia e shtyrjes së fluturimeve. Megjithatë, aeroportet e Lisbonës dhe Portos pritet të preken minimalisht gjatë këtyre ditëve.
Spanjë: Rojet e sigurisë paralajmërojnë një grevë pa afat në Barcelonë
Stafi i sigurisë në aeroportin Barcelona El Prat ka paralajmëruar një grevë pa afat duke nisur nga data 10 Gusht. Përveç rasteve të veçanta, pritet që stafi i sigurisë të ndalojë së punuari nga dita e enjte deri në ditën e hënë në oraret 04:00 – 07:00, 9:00 – 11:00 dhe 16:00 – 18:00. Rekomandojmë që të shkoni më herët në avion, pasi pritet që të ketë vonesa gjatë kontrollit dhe skanimit të bagazheve.