Ministria e Turizmit e Arabisë Saudite ka njoftuar se 8 shtete të reja do të kenë mundësinë të aplikojnë online në programin e-visa për të vizituar mbretërinë. Këto 8 shtete përfshijnë Shqipërinë, Azerbajxhanin, Gjeorgjinë, Kirgiyzistanin, Maldivet, Afrikën e Jugut, Taxhikistanin dhe Uzbekistanin.
eVisa drejt Arabisë Saudite ka një kohëzgjatje 1-vjeçare, përdoret për disa hyrje dhe i lejon vizitorët të kalojnë deri në 90 ditë në shtet. Kjo vizë i lejon turistët të marrin pjesë në aktivitete turistike, të takojnë familjarët e tyre, të shkojnë në vizita biznesi, si dhe të bëjnë Umrenë (por jo Haxhin) në Mekë. Me anë të eVisa, udhëtarët nuk kanë të drejtë të punojnë ose të studiojnë në Arabinë Saudite.
Procedura e aplikimit për eVisa kryhet plotësisht online. Për të aplikuar për eVisa, juve ju duhet vetëm pasaporta. Pas aplikimit për vizë, ju duhet të kryeni pagesën prej $118 për person, ku përfshihen pagesa e vizës dhe siguracioni i detyrueshëm. Për të miturit nën 18 vjeç, aplikimi duhet të kryhet nga prindërit. Aplikimi për vizë duhet të kryhet të paktën 5 ditë para, pasi kjo është koha minimale që viza të procesohet dhe të aprovohet. Normalisht, mund të merrni aprovim më të shpejtë nëse paguani ekstra.
Nëse keni dëshirë të vizitoni Arabinë Saudite, tani gjithçka është mjaft e lehtë. Mos ngurroni të na pyesni për çdo gjë 😊