Ja pra që ekziston një shpellë në Evropë, që mban tregun e saj të Krishtlindjes – me mbi 50 stalla, një fshat në miniaturë prej 30 metrash dhe një “Winter Wonderland”. Ky treg Krishtlindjesh mbulon çdo cep të qytetit me ngjarje në disa vende, përfshirë disa që organizohen në shpella nëntokësore.
I njohur si Kerststad Valkenburg, tregu i Krishtlindjes u emërua më parë si më i miri në Evropë në vitin 2018. Tregu holandez mori më shumë se 12,000 vota nga një ushtri fansash, duke mposhtur Pragën dhe Këlnin në vendin e parë. Këtë vit, Kerststad Valkenburg është shpallur “The best Christmas Market” në Holandë, nga European Best Destinations.
Në faqen zyrtare të internetit, shkruhej: “Valkenburg ka një atmosferë magjike, me një parajsë dritash vezulluese dhe pemë Krishtlindjesh të dekoruara – aty shihet, nuhahet, dëgjohet dhe shijohet Krishtlindja në gjithçka!”
Tregu i Krishtlindjes shtrihet në të gjithë qytetin, me një nga veçoritë e tij më unike që janë shpellat atmosferike. Ndërsa shpellat njiheshin më parë për Marlën e tyre (një lloj shkëmbi që përdoret për të bërë çimento), ato tashmë janë të famshme falë tregjeve të tyre piktoreske të Krishtlindjes. Një prej tyre, është Tregu i Krishtlindjes Velvet Cave, i cili ndodhet nën kështjellën e shkatërruar të Valkenburgut.
Është një nga vendet më të veçanta për të vizituar në periudhën magjike, dhe jam e bindur që do të kemi shumë për të postuar 😉
Burimi: “The Sun” – përshtatur nga editorët e Ema’s Light