Përditësimi i fundit i Airbnb lehtëson gjetjen e shtëpive më të mira të pushimit

airbnb-perditesim

Airbnb po kërkon që të ndihmojë përdoruesit e aplikacionit, duke sjellë një sistem të ri vlerësimi për shtëpitë e listuara, si dhe një koleksion të ri me shtëpitë më të pëlqyera në botë.

Me 2023-in që ishte një vit mjaft i vështirë për Airbnb, si pasojë e uljes së numrit të prenotimeve gjatë verës së këtij viti, si dhe ndalimit thuajse të plotë të apartamenteve me qira ditore në New York, qëllimi i kompanisë është rikthimi i udhëtarëve në platformë, duke lehtësuar gjetjen e shtëpive për qëndrimin e tyre.

Sipas Brian Chesky, CEO-s së Airbnb, lista Guest Favorites (Të Preferuarat e Mysafirëve) do të përfshijë mbi 2 milionë prona në mbarë botën. Sipas Chesky, të gjitha pronat në këtë listë do të kenë një vlerësim mesatar mbi 4.9 yje, si dhe do të kenë review që përmendin lehtësinë e check-in, pastëritënë, saktësinë, pozicionin e mirë, komunikimin e pronarëve dhe, më e rëndësishmja, raport të mirë të vlerës me çmimin. Qëllimi është promovimi i Airbnb-ve të mira, të cilat mund të qëndrojnë të fshehura gjatë kërkimit.

airbnb-perditesim

Përtej kësaj liste, Airbnb gjithashtu po ndryshon mënyrën se si shfaqen review-t, me qëllim për t’i dhënë përdoruesëve informacion më të detjauar mbi vlerësimin e pronave. Faqja e re e vlerësimit do të ketë tre veçori të reja: shpërndarjen e vlerësimeve nga 1-5 yje, rradhitjen e vlerësimeve sipas kohës dhe vlerës, si dhe detaje të tjera për çdo review, përfshirë këtu kohën e qëndrimit dhe nëse udhëtarët e kanë vizituar pronën me familjen, si grup miqsh apo me kafshë shtëpiake. Thuajse të gjitha këto veçori janë në fakt prezente edhe në Booking.com dhe janë shtuar relativisht vonë në Airbnb.

Përditësimi i fundit i Airbnb gjithashtu sjell veçori të reja për pritësit. Një menu e re “Listings” do të përmbajë disa mjete që do të lehtësojnë menaxhimin e pronave në Airbnb, si dhe detajet që shfaqen për secilën pronë. Pritësit gjithashtu do të kenë mundësi të japin më shumë detaje lidhur me lehtësitë që ofron prona e tyre, organizimin e shtretërve, do të mund të shtojnë një tur të shtëpisë nëpërmjet AI, si dhe mund të lidhin kyçet smart të shtëpisë me aplikacionin, në mënyrë që secili vizitor të ketë një kod unik që mund ta përdorë vetëm ai.

Sipas Chesky, shpesh herë kur hap derën e Airbnb, vizitorëve iu duket si “momenti i së vërtetës”, ku ata presin të shohin nëse prona që kanë rezervuar duket vërtet si në realitet. Megjithatë, qëllimi i këtyren ndryshimeve është largimi i kësaj ndjesie, duke rritur sigurinë e një eksperience të kënaqshme tek përdoruesit.

Cilin shërbim preferoni të përdorni, Airbnb apo Booking.com? Si kanë qënë eksperiencat tuaja me këto platforma?

Burimi: Travel & Leisure – përkthyer dhe përshtatur nga editorët e Ema’s Light