//

Ky është qyteti më i vizituar në botë!

Blue-Mosque-and-Hagia-Sophia
Blue Mosque - Istanbul / credits: getty images

Një raport i ri nga kompania e studimit të tregut global, Euromonitor International, ka nxjerrë në pah qytetet më të vizituara në botë bazuar në hyrjet ndërkombëtare. Parisi dhe Londra, mund të kenë vërtetë autobusë jambon-beurre dhe dykatësh, por Stambolli ka më shumë turistë: kryeqyteti kulturor dhe ekonomik i Turqisë kryeson listën e kompanisë “Euromonitor International” për 10 qytetet më të vizituara ndërkombëtarisht në vitin 2023, në indeksin e 100 destinacioneve më të vizituara.

Abonohuni për të mos humbur
asnjë artikull nga Ema’s Light!

Në vitin 2023, Stambolli kishte rreth 20.2 milion vizitorë ndërkombëtarë, një numër i cili pritet të rritet në 2024-ën, duke konsideruar që më 1 janar Turqia hoqi kërkesën për vizë turistike nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja.

Getty images: një autobuz në Stamboll

Fakti që Stambolli është një nga vendet më të pëlqyera, nuk është befasues: atraksionet e tij të famshme përfshijnë Pazarin e Madh, xhaminë Hagia Sophia dhe korridoret verbuese me pllaka dhe mozaik të Pallatit Topkapı. Siç dhe Anya von Bremzen shkroi për revistën AFAR në vitin 2019, kalimi i kohës në tragetet që përshkojnë ngushticën midis brigjeve Europiane dhe Aziatike të Stambollit është domosdoshmëri:

“Unë e kam bërë këtë xhiro me dhjetëra herë, por nuk më është mërzitur kurrë. Përvoja më magjike e transportit publik në botë na çon përgjatë një rruge në të cilën Jason dhe Argonautët lundruan në kërkim të Qethit të Artë; sot ky udhëtim kushton më pak se një dollar. Bosfori ishte arsyeja që në vitin 2007 bleva një apartament këtu në Stamboll. I dashuri im, Barry, dhe unë ende ulemi me orë të tëra përpara dritareve tona të mëdha duke parë ngushticën, të magjepsur nga parada e lëvizjes së trafikut ujor.”

Old Bazaar

Londra zuri vendin e dytë në listën e qyteteve më të vizituara, me 18.8 milion vizitorë, Dubai me 16.8 milion, Antalia me 16.5 milion dhe Parisi me 15.5 milion, duke finalizuar kështu 5 vendet e para. 

Më poshtë gjeni bashkangjitur listën e qyteteve më të vizituara në botë nga turistët ndërkombëtarë:

  1. Stamboll, Turqi: 20.2 milion
  2. Londër, Mbretëria e Bashkuar: 18.8 milion
  3. Dubai, Emiratet e Bashkuara: 19.8 milion
  4. Antalia, Turqi: 16.5 milion
  5. Paris, Francë: 15.5 milion
  6. Hong Kong: 14.7 milion
  7. Bangkok, Tailandë: 12.2 milion
  8. Nju Jork, SHBA: 11.7 milion
  9. Kankun, Meksikë: 10.8 milion
  10. Mekë, Arabi Saudite: 10.8 milion
Burimi: Euromonitor, përkthyer dhe pështatur nga editorët e Ema’s Light.