Ja cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2024 – Po Shqipëria, ku renditet?

Mbajtësit e pasaportave amerikane mund të hyjnë në 189 vende globalisht pa viza, duke e vendosur atë në vendin e gjashtë në mesin e pasaportave botërore në spektrin global të lëvizshmërisë, sipas Indeksit të Pasaportave Henley 2024.

Indeksi është një renditje vjetore e pasaportave bazuar në numrin e vendeve që mbajtësit/zotëruesit e tyre mund të hyjnë pa vizë dhe bazohet në të dhënat nga Autoriteti Ndërkombëtar i Transportit Ajror.

Për të shtatin vit radhazi, Japonia doli në vendin e parë me pasaportën e saj, e cila u lejon mbajtësve të udhëtojnë në 194 vende pa siguruar më parë një vizë, megjithëse këtë vit është e barabartë me pesë vende të tjera. Finlanda, Suedia, Koreja e Jugut dhe Holanda u renditën në vendin e dytë, duke lejuar akses në 193 vende.

Abonohuni për të mos humbur
asnjë artikull nga Ema’s Light!

Pasaportat nga 23 vende të tjera ofrojnë më shumë lëvizshmëri globale sesa një pasaportë amerikane, shtatë vende më shumë se renditja e vitit 2023. SHBA ndan renditjen e saj të gjashtë me Kanadanë, Poloninë dhe Republikën Çeke.

Ndërkohë, pasaporta e Shqipërisë renditet në vendin e 48-të, së bashku me Ishujt Palau dhe Mikronezinë, duke u lejuar mbajtësve të tyre të udhëtojnë në 123 vende. Kjo tregon një rritje me 3 pozicione nga viti i kaluar, teksa pasaporta shqiptare renditej në vendin e 51-të.

Më poshtë janë vendet me pasaportat më të fuqishme, të renditura sipas numrit në rritje të opsioneve të udhëtimit pa viza, bazuar në Indeksin e Pasaportave Henley 2024.

10. Udhëtarët mund të vizitojnë 185 vende pa vizë në vitin 2024 nëse kanë pasaportë nga Islanda.

9. Mbajtësit e pasaportave të Letonisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë mund të vizitojnë 186 vende pa viza në vitin 2024.

8. Mbajtësit e pasaportave të Estonisë mund të vizitojnë 187 vende pa vizë në vitin 2024.

7. Udhëtarët mund të vizitojnë 188 vende pa viza në vitin 2024 me pasaportë nga Hungaria ose Lituania.

6. Mbajtësit e pasaportave të SHBA-së, Polonisë, Kanadasë dhe Republikës Çeke mund të vizitojnë 189 vende pa viza në vitin 2024.

5. Mbajtësit e pasaportave të Australisë, Greqisë, Maltës, Zelandës së Re dhe Zvicrës mund të vizitojnë 190 vende pa vizë.

4. Udhëtarët mund të vizitojnë 191 vende pa vizë në vitin 2024 nëse kanë një pasaportë nga Norvegjia, Belgjika ose Portugalia.

3. Mbajtësit e pasaportave të Austrisë, Danimarkës, Britanisë së Madhe, Luksemburgut dhe Irlandës mund të vizitojnë 192 vende pa vizë në vitin 2024.

2. Mbajtësit e pasaportave të Suedisë, Koresë së Jugut, Finlandës dhe Holandës mund të vizitojnë 193 vende pa vizë në vitin 2024.

1. Udhëtarët mund të vizitojnë 194 vende pa vizë në vitin 2024 nëse kanë pasaportë nga Japonia, Spanja, Singapori, Franca, Gjermania ose Italia.

Burimi: Business Insider – përkthyer dhe përshtatur nga editorët e Ema’s Light.