Ky është me sa duket qyteti me aromën më të mirë në botë

Photo by Ema's Light / Acropolis Athens

Ekziston një ide e gabuar se qytetet kundërmojnë. Gjithë ata njerëz, gjithë ato mbeturina, gjithë ato ujëra të zeza nëntokësore. Por, rezulton se disa metropole kanë aromë mjaft të mirë. Një studim i kohëve të fundit nga HAYPP ka hedhur dritë mbi këtë aspekt të anashkaluar të jetës urbane, duke analizuar 30 qytete të mëdha në Evropë dhe më gjerë për të kuptuar se cili prej tyre ka aromën më të ëmbël nga të gjithë.

Studiuesit shqyrtuan faktorët duke përfshirë pastërtinë dhe përqindjen e dyqaneve të luleve, furrave të bukës dhe dyqaneve të parfumeve për t’i dhënë çdo qyteti një ‘rezultat të aromës’. Dhe qyteti që nuhati rrugën e tij drejt majave të listave ishte Athina, Greqi. Po, e keni dëgjuar mirë: kryeqyteti grek është qyteti me aromën më të mirë në botë!

Abonohuni për të mos humbur
asnjë artikull nga Ema’s Light!

Athens street / Photo by Ema's Light

Imagjinoni këtë: tregjet e zhurmshme në rrugë, aroma e produkteve të freskëta, erëzave dhe shijeve të parezistueshme greke që përhapen në ajër. Athina është një festë për shqisat – nga Tiropita me djathë te bakllavaja e ëmbël, furrat e bukës së qytetit po shërbejnë si vende aromë-ndjellëse.

Athina është gjithashtu një parajsë lulesh, ku mburret me 31 dyqane lulesh dhe 22 parfumeri për 10 kilometra katrorë, që do të thotë se një aromë delikate qëndron në çdo cep të qytetit. Angazhimi i qytetit për pastërtinë pasqyrohet gjithashtu në Indeksin e Performancës Mjedisore (EPI), duke marrë një rezultat prej 56.2. Kështu që herën tjetër që do të planifikoni një udhëtim, mos ndiqni zemrën – ndiqni hundën.

Ndërsa Athina mund të ketë marrë vendin e parë, vlen të përmenden qytetet e tjera që kanë hyrë në listën e qyteteve me aromën më të këndshme në botë. Parisi, me ambientin e tij romantik dhe bulevardet elegante, siguron vendin e dytë, i ndjekur nga afër nga Zyrihu, i njohur për pastërtinë dhe mjedisin e tij piktoresk, renditet në tre vendet e para.

Këto janë 10 qytetet me aromën më të mirë në botë

1. Athina, Greqi
2. Parisi, Francë
3. Zyrihu, Zvicër
4. Dublini, Irlandë
5. Luksemburgu
6. Nikosia, Qipro
7. Kopenhagen, Danimarkë
8. Bukureshti, Rumani
9. Valeta, Maltë
10. Amsterdami, Hollandë

Burimi: TimeOut – përkthyer dhe përshtatur nga editorët e Ema’s Light

1 Comment

  1. Kur u vizituan keto qyetete? Apo I pane nga Google maps per numrin e dyqaneve te permendur….😂
    Une e kam vizituar Parisin ne shi, rruget mbanin nje ere te lagur plehrash, dyqanet e luleve, parfumeve dhe pasticerite I koshin dyert e mbyllura dhe nuk ndjeja aromat e tyre 😔 Po ashtu Dublini.
    Por me shume u shokova nga Amsterdam. Mos kam.qenr ne rruget e gabuara? 🤔😁

Comments are closed.