Sigurisht, shumë qytete në mbarë botën mburren me rrjetet e mahnitshme të transportit publik, por nëse e keni të mundur, mënyra më e mirë për të marrë ndjesinë e vërtetë të një vendi është të ecurit me këmbë. Kështu mund të përjetoni vibe-n e qytetit, të shihni siç duhet arkitekturën dhe të zbuloni disa vende më pak të njohura, që me siguri do t’i humbisnit duke udhëtuar me ndonjë mënyrë tjetër transporti.
Megjithatë, disa qytete janë konsideruar si shumë më të mira për të ecur se sa të tjerat. Për të na treguar se cilat janë, website-i Compare the Market AU ka realizuar një krahasim, duke vlerësuar disa faktorë si reshjet mesatare, numrin e shtigjeve/korsive të dedikuara për ecje, rezultatin e sigurisë, kostot e transportit publik dhe vendet pa makina.
Abonohuni për të mos humbur
asnjë artikull nga Ema’s Light!
Dhe falë qendrës së tij miqësore për këmbësorët, niveleve të larta të sigurisë dhe 1.4 milionë km korsive për biçikleta, Mynihu u kurorëzua si fitues. Në vendin e dytë ishte Milano, i cili ka korsi biçikletash edhe më mbresëlënëse prej 1.9 milionë km, dhe në vendin e tretë ishte Varshava, ku 74 përqind e popullsisë jeton brenda 1 km nga një hapësirë pa makina.
Evropa duket të ketë lënë pas të gjithë kontinentet e tjera në këtë listë, me Tokion që është e vetmja hyrje jo-evropiane në vendin e gjashtë. Por, duke qenë se kryeqyteti japonez ka 264 shtigje ecjeje (më e larta në Evropë ishte Helsinki me 116), sigurisht që ka fituar vendin e tij.
Lexoni më shumë:
Këto janë dhjetë qytetet më të këndshme në botë për të ecur
1. Mynihu
2. Milano
3. Varshava
4. Helsinki
5. Parisi
6. Tokio
7. Madridi
8. Oslo
9. Kopenhageni
10. Amsterdami
Burimi: TimeOut – përkthyer dhe përshtatur nga editorët e Ema’s Light.