Liqeni i Comos do të vendosë tarifën e udhëtimit ditor për të frenuar numrin e vizitorëve

Courtesy of Lombardia.Info

Liqeni i Comos është kthyer në një nga destinacionet turistike më të preferuara për turistët. E në fakt, nuk ka se si të ndodhë ndryshe, me atë bukuri magjepsëse që ai vend ofron.

Liqeni i tretë më i madh në Itali, pret deri në 1.4 milionë vizitorë në vit që zbresin në brigjet e tij.

Kryetari i bashkisë së qytetit buzë liqenit të Comos, Alessandro Rapinese thotë se ai po mendon një tarifë ditore të stilit të Venecias me sugjerime se ajo mund të hyjë në fuqi së shpejti.

Rapinese ka kritikuar mbiturizmin e Liqenit të Comos duke thënë se është e vështirë të jesh kryetar bashkie kur lufton turizmin.

“Tashmë jemi duke diskutuar idenë e një takse turistike. Revolucionet fillojnë me masa konkrete dhe ne jemi gati për këtë rrugëtim të gjatë”, tha ai për gazetën britanike ‘The Times’.

Abonohuni për të mos humbur
asnjë artikull nga Ema’s Light!

Tarifa do të aplikohet për vizitorët e përditshëm në qytetin e Comos.

Kryebashkiaku nuk ka dhënë detaje të tjera se sa do të jetë tarifa, kush do të duhet të paguajë dhe kur do të hyjë në fuqi.

Nëse ai përdor modelin e Venecias, tarifa do të zbatohet për udhëtarët ditorë (jo ata që kanë rezervuar akomodimin gjatë natës në qytet) dhe mund të vendoset vetëm në ditët e ngarkuara si fundjavat dhe festat publike.

Turmat janë rritur që kur disa të famshëm, duke përfshirë George Clooney, blenë prona prej shumë milionë eurosh përgjatë vijës bregdetare dhe liqeni siguroi një sfond për filmat, duke përfshirë Casino Royale dhe House of Gucci.

Ndërkohë , fenomeni i mbiturizmit ka shqetësuar edhe vizitorët. “Unë vizitova liqenin e Comos vitin e kaluar dhe thashë se nuk do të kthehesha më kurrë. Standardet kishin rënë. Restorantet ishin zhgënjyese në cilësi dhe çmim.” – shkroi njëri prej tyre në X.

Fondi Italian për Mjedisin (FAI), i cili drejton pronën, e quajti këtë një vendim drastik, por thelbësor për të kundërshtuar efektin e një teprice të turizmit që ka një ndikim gjithnjë e më të madh në liqenin e Comos.

Burimi: Euronews Travel – përkthyer dhe përshtatur nga editorët e Ema’s Light.