Një fluturim u devijua, pasi një qen jashtëqiti në korridor dhe stafit iu desh 2 orë të pastronte

Incidenti në fjalë ka ndodhur para pak ditësh në SHBA, teksa një qen ka bërë jashtëqitjen gjatë një fluturimi të avionit Boeing 737, duke e detyruar këtë të fundit të devijonte nga Houston në Dallas, më pak se një orë pasi ishte ngritur.

Pasagjerët në bord kanë ndarë në rrjet foto të rrëmujës pas ngjarjes dhe thanë për disa media amerikane se ekuipazhi kaloi mbi dy orë duke u përpjekur të pastronte tapetin me peshqirë.

Aroma nuk u largua dot totalisht”, shpreheshin ata të indinjuar.

Pasagjerët treguan gjithashtu se ngjarja e pakëndshme, u krye pranë tualetit që ndodhej në klasin e parë, i cili më pas u konsiderua i papërdorshëm. Për më tepër, koha e kaluar në tokë nga ekuipazhi duke u përpjekur të zgjidhë problemin, bëri që ushqimi të kthehej i ndenjur e nuk kishte shumë “snacks”, në vazhdim të fluturimit. 

Abonohuni për të mos humbur
asnjë artikull nga Ema’s Light!


Incidenti i fundit mund të ngrejë pyetje në lidhje me politikat e linjave ajrore për kafshët shtëpiake.

Në fluturime ndërkombëtare, United Airlines nuk i lejon pasagjerët të marrin kafshë shtëpiake në kabinë. Ndërsa, në udhëtimet brenda SHBA-së, kafshët shtëpiake lejohen në bord, nëse vendosen në një mbajtëse që përshtatet poshtë ndenjëses së avionit. Sa i përket kafshëve të shërbimit (të trajnuar për të ndihmuar personat me aftësi speciale), ato lejohen në avion pa transportues kafshësh.

Linja ajrore rekomandon pasagjerët që udhëtojnë me kafshë shtëpiake, të sjellin një lodër për t’i mbajtur ata të qetë, si edhe qese plastike në rast emergjence me nevojat.

Lexoni më shumë:

Të udhëtosh me kafshë shtëpiake, zbuloni rregullat dhe kostot!

 

Ju vetë miq, ç’mendoni për rregullat e udhëtimit ajror me kafshë shtëpiake? Për këdo që udhëton me katër putroshë, si e përgatisni veten për nevojat specifike të tyre?

Na lini një koment…

Burimi: Business Insider – përkthyer dhe përshtatur nga editorët e Ema’s Light