Chic Boutique Vlorë / Review

Shkrim i muajit korrik 2022

Rastësia na solli në këtë hotel, duke kërkuar në booking për dy netë në Vlorë.

Është një hotel relativisht i ri, i hapur në 2021-shin, me një design modern në fasadë dhe një interier siç ka vetë emrin: Chic.

Parkimi: pak vende të siguruara në pjesën e prapme të hotelit. Një zotëri që dukej të ishte menaxheri, ishte i kudondodhur për të ndihmuar.

Vendndodhja: në hyrje të Lungomares

Struktura: Hoteli përbëhej nga 4 kate, në kontrast me hotele të ngjashme afër tij të cilat janë shumëkatëshe dhe zbehin disi prezencën e tij. Hoteli kishte një restorant i cili funksiononte vetëm për mëngjesin në periudhën e qëndrimit tim (korrik 2022), kishte një bar si edhe një ambient të dedikuar në pedonale.

Abonohuni për të mos humbur
asnjë artikull nga Ema’s Light!

Dhoma: Standard room për dy adultë me mëngjes të përfshirë: €70/nata.
Sqarim: sikundër unë jam ‘Genius 3’ në booking, çmimi dilte më i lirë se ai i hotelit sepse ofron vetë booking ulje për klientët e platformës. Çmimi me sa u informova në recepsion ishte €90/nata (ndryshon në varësi të periudhës së qëndrimit).

Shërbimi: miqësor dhe ndihmues edhe pse dukshëm pa eksperiencë të mirëfilltë hotelerie.

Lexoni më shumë:

PROS

Dhoma ishte praktike, mobilim i ri modern, minibari i mbushur, dy shishe ujë të përfshira
Tualeti shumë funksional, aksesorët të plotë, eksperienca e dushit fantastike, asnjë problem me presionin, ujin e ngrohtë apo rrjedhjen e ujit përtej kabinës së dushit.
Mëngjesi: i shërbyer me një menu të parapërcaktuar e cila ishte shumë e plotë dhe kënaqte thuajse çdo shije. Mund të veçoj këtu portokallin e shtrydhur të cilin vetëm resorte me standard shumë të lartë e përfshijneë. Ujë në shishe dhe kafe ekspres po ashtu përfshirë në çmim.
Check-out me një faturë dhe një kartëvizitë futur në zarf 👌🏻

Hapësira për përmirësim

Mungesa e prizave veçanërisht në njërën anë të krevatit
Mungesa e një ballkoni në dhomën ku qëndruam ne, duke mos patur asnjë vend për të tharë rrobat (është një hotel i shfrytëzueshëm për plazh ndaj rrobabanjot do i thajmë diku 😅)
Trajnim profesional për stafin

Do të rikthehem!