Drymades Bungalows Restaurant / Review

Shkrim i muajit maj 2021

Në Drymades Bungalows kam darkuar para një viti (2020). Patëm një eksperiencë të ëmbël, por preferova të mos e postoja sepse më pelqen të provoj një vend disa herë para se të jap përshtypje të plotë.

Ajo që mund të them në mënyrë të përmbledhur është: një vend instagramable që më ka surprizuar për mirë sepse zakonisht ndodh e kundërta (flas vetëm për restorantin sepse nuk kam qëndruar në hotel).

Më pëlqen shumë atmosfera e ambientit të jashtëm me pemë të varura ndriçuar nga llamba, si edhe pjesa e bar-it në stil boho (e pranoj që qëndrimi në shilte për moshën time nuk është edhe aq interesant 😅).

Abonohuni për të mos humbur
asnjë artikull nga Ema’s Light!

Ne porositëm:

Linguine me gjalpë për fëmijët (500L) – vlerësova shumë që ky ishte një sugjerim nga vetë kamarieri sepse mbetem duke porositur linguine me fruta deti, për t’ia lënë frutat pjatës).

Carpaccio levreku (1,000L) – unë jam fan e marinimit klasik, por ishte ndër të rrallat raste që shijova këtë pjatë me salca shoqëruese. Aioli ndërthurur me bathë dhe botarga ishte sa e veçantë aq edhe e goditur.

Tartar karkaleci (1,800L) – sidomos kur karkaleci është i llojit violë është ndër të preferuarit e mi, por me një kusht: pjata duhet të ketë teknikë gatimi të saktë, në të kundërt shija mbetet lineare dhe aspak ndjellëse. Në këtë rast shija delikate e tartarit shkrihej shumë mirë me salcën pak pikante të avokados shoqëruar me vezë peshku, ndërsa frutat e agrumeve, sidomos qitro e bënin pjatën të guximshme e të arrirë.

Kroketa karkaleci (650L) – efekti krokant ishte arritur, por këtu do të thoja se karkalecat ishin më të lëngshëm se ç’do të duhej të ishte tekstura e kroketës, e për më tepër mungonte dukshëm kripa.

Fileto salmoni – pjekja e duhur, harmonizuar shumë mirë me përbërësit shoqërues.

Lexoni më shumë:

Më poshtë po ju tregoj edhe disa nga pjatat e darkës së para një viti (2020):

Shërbimi: një nga elementet kryesore që fitoi zemrën time si edhe këtë shkrim pozitiv. Më ka habitur përkushtimi i personelit për të pyetur sa e sa herë nëse i kishim të gjitha pjatat në rregull.