Shkrim i muajit maj 2021
Në fundjavën e parë të majit, Nazar ishte i vetmi vend i hapur në Palasë, me shezlongë e restorant funksional ndaj vendosëm të qëndronim aty. Këtë vend kam preferuar ta vizitoj gjithmonë jashtë sezonit, së pari sepse nuk është i përshtatshëm për familjarë e së dyti sepse pavarësisht dëshirës që gjithkush nga ne mund të ketë të jetë pjesë e vendeve ekskluzive, mua më pëlqen të shoh një raport të lartë të shërbimit dhe cilësisë mbi çmimin, ndaj nuk kam interes të shkoj në një vend thjesht se është trend. Po ju përshkruaj shkurtimisht eksperiencën e asaj fundjave:
Parkimi: ne parkuam jashtë kompleksit Green Coast pasi në parkimin privat, në dijeninë time, minimumi i pagesës është 500L.
Shërbimi: i sjellshëm por i ngadaltë. Ndihej çorjentimi i fillimit të sezonit. Ne nuk kishim rezervuar ndaj na mundësuan shezlongë cope të thjeshtë (çmimi 2,000L). Nuk di t’ju them sa kushtojnë shezlongët e drurit pasi pyetëm, por kamerieri nuk kishte informacion të saktë.
Abonohuni për të mos humbur
asnjë artikull nga Ema’s Light!
Restoranti: une mendoj se vende të tilla duhet të ofrojnë një kuzhinë elegante dhe vibrante. Kam patur një eksperiencë shumë të mirë shtatorin e vitit të kaluar (shtator 2020).
Çështja qëndron se “expiry date” i kuzhinës, chef-it dhe menusë është shumë e shkurtër, ndaj gjërat i gjeta të ndryshuara. Shumë shkurtimisht po ju tregoj pjatat që porositëm 🙂
Linguine me gjalpë (700L) – chef-i ishte munduar shumë të dilte jashtë menusë ndaj kishte harruar të hidhte kripë.
Sallatë me oktapod (1,800L) – një sallatë mediokër për vendin, me gjethe të pamarinuara.
Sushi: porositëm cali salmon avokado dhe ebi tempura roll (të dyja nga 1,700L në menu), ndërkohë na erdhën dy sushi që nuk i gjej fare në menu as si përshkrim e as si çmim (sipas faturës); njëra prej të cilave ishte vegjetariane (nuk hyn absolutisht fare në preferencat tona).
Tartar toni (1,800L) – e shtuar më vonë në faturë se ishte harruar. Toni ishte i freskët, por soja mbivendoste aromën dhe shijen e çdo përbërësi tjetër.
Lexoni më shumë:
Një element që vë re rëndom janë menutë italisht. E kuptoj të paturit e një menu-je në gjuhë të dytë, por më duket e paperceptueshme mungesa e një menuje në gjuhën tonë.
Nuk di ç’do të më tërhiqte të rikthehesha…