Në Shkodrën e poezive të Gjergj Fishtës (kúr mâ i bukur dielli ndritte), qyteti vishet jo vetëm me një rreze ngrohtësie, por edhe me ndjesinë unike që Fishta vetë përjetonte teksa shkruante. Nga një qytet që shkrimtarët adhuronin, tek një pikë turistike që udhëtarë të huaj ekpslorojnë, Shkodra 2000 vjeçare i ka fillesat që në kalanë antike te Rozafës. Një kala e cila vijon të jetë dominuese edhe pas shumë transformimeve që ka patur nga momentet historike. E, për të sjellë në vëmendje dashurinë e Fishtës për qytetin si edhe një ndjesi nga e kaluara në kohët moderne që jetojmë, do t’ju sugjeroja ta vizitonit. Do të gjeni një qytet që kombinon lehtësisht të vjetrën me të renë, natyrën unike, dhe njerëz mikpritës.
Megjithatë, përgatituni të njihni edhe një Shkodër që nuk jeton më në shkëlqimin e shekullit të nëntëmbëdhjetë, apo rregullin dhe lavdinë e dikurshme. Do të vizitoni gjithashtu paradoksin e një qyteti biçikletash, por pa korsi biçikletash.
Abonohuni për të mos humbur
asnjë artikull nga Ema’s Light!
Si të shkoni në Shkodër?
Shkodra ndodhet rreth 90 km larg Tiranës. Për shkak të një infrastrukture jo tepër të mirë mund të duhet rreth 3 orë, për të mbërritur në Shkodër me makinë. Si çdo aks rrugor në Shqipëri, do të duhet të merrni parasysh dhe trafikun e mbingarkuar gjatë rrugës për në Shkodër.
Shirokë dhe Zogaj janë gjithashtu dy vende jo shumë larg qytetit që duhen vizituar. Edhe vetë shkodranët i preferojnë për të ngrënë ndonjë ngjalë, apo pjatë tipike.
Lexoni më shumë:
Ku të qëndroni në Shkodër:
Sigurisht që me popullaritetin e fituar kohëve të fundit mund të gjeni akomodim lehtësisht kudo në Shkodër, megjithatë po listojmë disa nga hotelet më të preferuar nga ndjekësit e Ema’s Light.
- Hotel Tradita
- Hotel Colosseo & Spa
- Shpija e Gjyshit
- Gardenland Resort (jashtë qyteti)
- Hotel Atelier
- Cocja Boutique Hotel (në të cilin kam qëndruar personalisht)
Sugjerime për restorante në Shkodër:
- Idromeno (i ri)
- Tradita Toskë e Gegë
- Kompleksi Dea (e rekomandojnë shumë për peizazhin buzë liqenit)
- Atelier Boutique
- Pasta e Vino
- Cliche (për ëmbëlsirë)
Restorante jashtë Shkodrës:
- Cavaliero – Malësi e Madhe (ushqimi stil mishi me bollëk por ka shumë gjelbërim)
- Hysaj Agroturizëm
- Kështjella Xhafa
- Prekal Shkodër Zalli i Kirit
- Pescatore (buzë lumit Buna)
- B7 Zogaj
- Oazi ne Fishtë
- Baresha në Reç të Shkodrës
- Iliria (ndodhet në Zus, rekomandohet gjtihashtu për peizazhin)
Sugjerime për bare:
Karnavalet e Shkodrës
Këtë vit në shkurt pata rastin të ndiqja Karnavalet e Shkodrës. Një traditë që daton që prej vitit 1860, këtë vit u mbajt më datat 23-35 shkurt. Atmosfera fantastike që përjetova në qytet gjatë karnavaleve më bëri të kuptoj, sa shumë i mungojnë vendit tonë organizime të tilla. Veshjet e kuruara deri në detaje, ngjyrat e bukura, dhe një Shkodër e mbushur me njerëz të mbushur me hare e mikpritje të ngrohtë janë padyshim një mënyrë e mirë për të nxitur turizmin e huaj si edhe atë vendas. Është një eksperiencë unike në llojin e saj!
Teksa shkruaja për Shkodrën të gjithë udhëtimin, si në distancë, ashtu edhe në kohë, e përjetova edhe një herë në kokën time. Historia e pavdekshme e këtij qyteti, gërshetuar me kulturën dhe artin, e bëjnë Shkodrën një pikë turistike unike. Sigurisht, duke përfshirë këtu edhe parregullësitë e qytetit. Çdo cep i saj ju fton të zbuloni më shumë, për të mos ikur të zhgënjyer. Shkodra nuk është një vend që thjesht vizitohet. Shkodra është një qytet që menjëherë pushton çdo mendim tuajin, për ta përjetuar atë 360 gradë.